[wp-story]

Lajme

Reagon gruaja e “Sandokanit” pasi iu ngrit aktakuza: Fajëson EULEX-in dhe krerët politikë

Reagon gruaja e “Sandokanit” pasi iu ngrit aktakuza: Fajëson EULEX-in dhe krerët politikë
13:48 | 17 Dhjetor 2019

Prokurori i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj dy personave zyrtar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi të njëjtit dyshohet se futën në listat e veteranëve shtetas të Shqipërisë.

Sanije Rexha, gruaja ish-komandantit, Abedin Rexha “Sandokani”, Udhëheqëse e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në DIFDL të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është njëri prej të akuzuarve.

Kjo e fundit ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook duke thënë se është krenare për punën që bën.

“Të nderuar qytetar të Rep.së Kosovës, jam shumë krenare për punën e pastër dhe Ligjore të cilën e kam bërë dhe vazhdoj t’a bëj në interesin e vlerave tē Luftës.
Për epilogun e gjithë kësaj situate e cila zanafillen e ka te EULEX si dhe krerët politikë ju informoj në ditët në vijim!”, ka shkruar ajo.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera