×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon FSShK-ja, pas sulmit ndaj mjekut në QKMF në Istog

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës , ka reaguar ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur më datë 09.02.2021 rreth orës 15:05, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit mjeku XH.A.

    “Ngjarja ka ndodhur ditën e martë ku mjeku i kësaj qendre Dr.Avdiaj pasi ka përfunduar orarin e punës në ora 15:00, kurse pacienti ka ardhur pas përfundimit të orarit për të marrë shërbim në QKMF – Istog , mjekun në fjalë i ka udhëzuar që të kontrollohen tek mjeku familjar apo mjeku i emergjencës sepse mjeku në fjalë e ka përfunduar orarin e punës,por ky shpjegim nuk i ka mjaftuar familjarëve të pacientit dhe kanë sulmuar fizikshit mjekun.

    Për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin”, thuhet në reagim.

    FSSHK ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

    “Pas sulmit Sindikata e QKMF -Istog ka organizuar një protestë duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 09:15 para objektit të kësaj Qendre, protestë kjo e përkrahur edhe nga organet qendrore të FSSHK-së”, thuhet në reagim.

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve Shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend./Front Online/

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.