Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Driton Selmanaj, sqarohet për deklaratën për të pagjeturit

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka sqaruar deklaratën e tij, ku e kishte thënë në kontekstin që MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Selmanaj ka shkruar se kushdo që mundohet që me tema të tilla të ndërtojë karrierë politike është TURP, përcjell FrontOnline.

    Selmanaj, ka thënë se e kanë për obligim kombëtar dhe shtetëror që temat e tilla si kjo e të pagjeturve t’i trajtojnë me dinjitet dhe ndjehsmëri më të lartë njerëzore dhe shtetërore.

    Postimi i tij i plotë:

    Nuk ka  të ndalur hovi i manipuluesve dhe shpifësve për qëllime të ulta politike.

    Po e ndjej për obligim njerëzor që të jap sqarim për të gjithë ata që nuk kanë pas rastin ta shikojnë emisionin pressing mbrëmë në televizionin T7. Normalisht që ky sqarim nuk vlen për manipuluesit, shpifësit dhe argatët e së keqes në këtë vend.

    Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike.

    Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbaj.

    Kemi obligim kombëtarë dhe shtetëror që temat e tilla si kjo e të pagjeturve ti trajtojmë me dinjitetin dhe ndjeshmërinë më të lartë njerëzore dhe shtetërore./FrontOnline/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar statusin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq....
    Lajme21 Mars 2023
    Nuk kanë kaluar as 24 orë nga takimi në Ohër dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta bindë opinionin se...
    Lajme21 Mars 2023
    Komuna e Mitrovicës prin me numrin e rasteve sociale. Kjo bën që nevoja për ndihma të jetë e madhe. Ka familje që...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Deputetët në Ugandë kanë miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm anti-LGBTQ+, i cili do t’i bënte aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje, duke...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të...
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Vip21 Mars 2023
    Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    5 deputetë të Kuvendit në Shqipëri do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në elektoralet e 14 majit për kryetar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.