Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi të cilën e shpalli të pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.
Në një reagim në Facebook, Haziri ka paralajmëruar rikthimin e Qeverisë Kurti.
“Sot, po vërtetohet ajo që ne e thamë në fillim. Më mirë do ishte ta kuptonin dje sesa sot, por prapë nuk është vonë. Qeveri jolegjitime, e vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Qeveri e kotë që do të vërtetohet nga sovrani në zgjedhjet e ardhshme. Qeveria Kurti po vjen, bashkë me punët e mira për popullin tonë”, ka shkruar ai.