×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Daçiq: Deklarata e Haradinajt për Vuçiqin, kulmi i hipokrizisë

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka reaguar pasi Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ia ka bërë me dije presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do ketë leje për futje në Kosovë, derisa shteti i tij të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj shqiptarëve.

    Daçiq tha se deklaratat e ministres janë kulmi i vrazhdësisë dhe hipokrizisë.

    “Deklaratat e të ashtuquajturës Ministres e Punëve të Jashtme të Kosovës se presidentit serb Aleksandar Vuçiq do t’i ndalohet të hyjë në Kosovë derisa ai të kërkojë falje për gjenocidin – janë kulmi i vrazhdësisë dhe hipokrizisë së Prishtinës”, ka thënë Daçiq për ministren Haradinaj-Stublla.

    Daçiq tha se me ndalimin e hyrjes së Vuçiqit, Kosova shkeli edhe marrëveshjet e Brukselit dhe të Washingtonit, shkruan Tanjug.

    “Kjo nuk është vetëm një shkelje e marrëveshjes së Brukselit, por edhe marrëveshjes së Washingtonit, sipas së cilës Prishtina pranoi që të hyjë në Mini-Shengen, e cila nënkupton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”, tha ai.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjançiq, nënkryetaren e komunës së...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...
    Lajme18 Prill 2024
    Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës. Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare...
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.