Lajme

Reagon Bislimi: Qeveria koti se ka brengën tek viktimat nga COVID-19, por tek pushteti!

Reagon Bislimi: Qeveria koti se ka brengën tek viktimat nga COVID-19, por tek pushteti!
12:26 | 05 Korrik 2020

Ish-ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me situatën aktuale në vend nga pandemia si dhe pas ngjarjes së sotme në Infektivë.

Sipas Bislimit “Qeveria Koti” tl vetmen brengë e ka nëse qeveria e tyre është stabile apo jo.Ai thotë se përballja me pandeminë në qeverisjen aktuale, është katastrofike.

Shkrimi i plotë.

4 korriku u përmbyll me tri lajme shumë shqetësuese për vendin: numri i të infektuarve doli dukshëm më i larti i shënuar deri më tani në vend (përkundër faktit që testimet janë kufizuar vetëm tek personat që shfaqin simptoma të qarta të gripit); numri i të vdekurve brenda vetëm 24 orëve u raportua në tetë sosh, dhe u njoftuam për vdekjet e dyshimta në QKUK si rezultat i dështimit të punës së respiratorve në qendrën infektive (që ka aktivizuar edhe organet e hetuesisë). Të mos flasim për gjendjen kaotike në institucionet shëndetësore, kryesisht si pasjë edhe e vetëizolimit të një pjese të vetë stafit shëndetësorë. E megjithatë qeveria koti vazhdon si zakonisht me të vetmen brengë e temë diskutimi, a është stabile qeverisja apo jo. S’ka dyshim që kjo do e rrisë edhe më shumë dëshpërimin e secilit prej nesh dhe do e zbehë në minimum besimin e qytetarëve në institucionet publike.
Sa për ilustrim, vetëm për tre muaj funksionimi, qeveria Kurti kishte ngritur besimin e qytetarëve në qeverisje dhe vendimmarje në maksimumin e regjistruar që nga shpallja e pavarësisë. Hulumtimi i pavarur dhe i rregullt (çdo tre muaj) i opinionit publik i organizuar muajin e kaluar, mes shumë informacioneve tjera, tregon sa vijon:
1. 76.3% e respodentëve kanë qenë të kënaqur me punën e qeverisë Kurti në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19 (kundrejt 17.5% që janë deklaruar të pakënaqur)

2. Në mesatare 83% e respodentëve janë shprehur të kënaqur me masat e ndërmarra nga Qeveria Kurti në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale.3. Pavarësisht preferencat politike, 47.8% e pjesëmarrësve në hulumtim e konsiderojnë Albin Kurtin si personin më të duhur për pozitën e kryeministrit të Kosovës (të gjithë liderët e partive tjeta së bashku nuk arrijnë as 35% të mbështetjes: Veseli me 11%, Hoti me 9,8%, Haradinaj me 5.3%, Thaqi me 3.7%, Limaj me 2.3%, Mustafa me 1.9% dhe Pacolli me 1.1%)Sot situata është krejtësisht e kundërt, Përballja me pandeminë është katastrofike, ministri I shendetësisë edhe më shumë se jokompetent dhe i painteresuar, pakoja emergjente e stopuar, e kryeministri jolegjitim më shumë po sillet si mesengjer se sa si vendimmarrës.

Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..

Të tjera