×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagimi i Krasniqit ndaj kërkesës greke për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe historisë shqiptare

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis, ka ngritur në Komisionin Europian çështjen e ndryshimit të teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë shqiptare.

    Krasniqi ka thënë se “Dihet fare se në të gjitha periudhat e krimit të gjenocidit, ata që kanë kryer krim të shëmtuar vënë në përdorim të gjitha strategjitë e mundshme për ta fshehur gjenocidin e kryer kundër një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar, si të tillë”.

    Derisa ka thënë se krahas heshtjes në planin e brendshëm, përfaqësuesit e shtetit grek dhe të institucioneve të saja politike, përpiqen të imponojnë interpretimin e tyre edhe jashtë kufijve të shtetit të tyre.

    Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:

    Çka fshihet prapa kërkesës greke për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë shqiptare?

    Siç informuan mediet në gjuhën shqipe, eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis, ka ngritur në Komisionin Europian çështjen e ndryshimit të teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë shqiptare, me qëllim që as në Shqipëri të mos figurojë asgjë lidhur me Çamërinë dhe shqiptarët e Çamërisë.

    Dihet fare se në të gjitha periudhat e krimit të gjenocidit, ata që kanë kryer krim të shëmtuar vënë në përdorim të gjitha strategjitë e mundshme për ta fshehur gjenocidin e kryer kundër një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar, si të tillë.

    Prandaj, krahas heshtjes së plotë në planin e brendshëm, përfaqësuesit e shtetit grek, dhe të institucioneve të saja politike, përpiqen të imponojnë interpretimin e tyre edhe jashtë kufijve të shtetit të tyre. Madje, një gjë të tillë përpiqen ta paraqesin si qëndrim të institucioneve të BE-së se gjoja “kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen”.

    Në përputhje me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe me Statutin e Romës, vrasja, dhuna seksuale dhe dëbimi masiv i shqiptarëve në Çamëri që kishte për qëllim të shkatërronte shqiptarët si të tillë që jetonin në trojet e tyre është gjenocid që ka kryer shteti grek.

    Jo fshehja e krimit të gjenocidit, por njohja e të vërtetës së plotë për gjenocidin në Çamëri dhe riparimi i atyre dëmeve që mund të riparohen do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë dhe grekë të mos keqinformohen.

    Për këtë arsye, Greqia duhet të ndryshojë teksteve e librave të gjeografisë dhe të historisë lidhur me Çështjen Çame!

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Të tjera
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...
    Sport21 Mars 2025
    Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për...
    Kronika21 Mars 2025
    Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.