×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagim i FSP-PTK lidhur me vendimin Gjykatës Themelore Prishtinë

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Sindikata e Punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykates Themelore në Prishtinë, vendim në të cilin kompanisë Dardafonet.net i njihet e drejta për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionësh nga Arbitrazhi i vitit 2016, raporton Front Online. 

    Reagimi i plotë i tyre:

    FSP-PTK me shqetësim te madh mori lajmin se kompanisë zhvatëse Dardafonet.net i njihet e drejta për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionësh nga Arbitrazhi i vitit 2016. Siç e kemi thënë edhe më herët vazhdimisht përmes të gjitha formave të lejuara të organizimit sindikal, institucionet e Drejtësisë në Kosovë duhet ta vendosin drejtësinë lidhur me këtë kontratë korruptive. Institucionet e Drejtësisë nuk duhet të lejojnë që një kontratë korruptive të vazhdojë ta shkatërrojë Telekomin e Kosovës edhe pas përfundimit të saj.
    Gjendja e rëndë në Telekomin e Kosovës, në masë të madhe ka ndodhur për shkak të kësaj kontrate. Dardafone.net jo që vetëm ia ka zhvatur Telekomit me miliona euro gjatë 10 viteve, por tash do t’ia zhvatë Telekomit edhe miliona të tjerë përmes ekzekutimit të vendimit të Arbitrazhit. Ne ua bëjmë me dije institucioneve të Drejtësisë se njerëz të caktuar kanë dëshmuar qëllimisht kundër Telekomit të Kosovës në Arbitrazh vetëm për ta dëmtuar atë.
    Prandaj, ne kërkojmë drejtësi rreth kësaj kontrate. Ne kërkojmë të hulumtohet dhe të nullifikohet ky vendim i Arbitrazhit, sepse edhe dërgimi i saj në Arbitrazh ka pasur shkelje të rënda procedural dhe anashkalim të legjislacionit vendor. Ne jemi informaur për vendime të tilla nëpër botë.
    Gjithashtu, ua bëjmë me dije Dardafone.net se nëse pahiri u ka shkuar ndërmend që, bazuar në gjendjen e rëndë financiare, t’ia përvetësojnë asetet Telekomit në emër të këtij borxhi të paqenë, atëherë e kanë shumë gabim. Punëtorët e Telekomit të Kosovës do të dinë ta mbrojnë kompaninë ku punojnë e që është 100% e popullit të Kosovës. Askush s’mund ta përvetësojë pasurinë e popullit të Kosovës në forma korruptive, vetëm se i ka disa miliona të vjedhur më të cilët blenë dëshmitarë n Arbitrazh.
    Përveç kësaj, Dardafone.net duhet ta dijë se cenimi i funksionimit të Telekomit të Kosovës është cenim i sigurisë kombëtare, pasi e prek drejtpërdrejtë funksionimin e institucioneve vitale të shtetit (AKI, Policia, Ushtria, Qeveria, Komunat etj..).
    Ne i bëjmë thirrje Dardafone.net, largo duart nga tentimi i vjedhja se pronës publike, se mjaft e keni zhvatë për 10 vite.
    Përndryshe, do të ballafaqoheni me 2,350 sindikalistë, familjaret e tyre dhe te gjithë opinionin publik qe ja duan te mirën Telekomit të Kosovës, të cilët do të përdorin të gjitha format e organizimit sindikal për ta mbrojtur Telekomin e Kosovës.
    FSP-PTK ju paralajmëron qe çdo tentim qe te bllokohen xhirollogaritë me përmbarim ne ketë kohe te rend për Telekomin e Kosovës dhe për vet vendim qe gjendemi ne pandemi do te sjell kaos social ku as JU si zhvatës 10 vjeçar nuk do te dilni fitimtar!

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.