×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Stenta 1”, aprovohet propozimi që deputeti Shemsedin Dreshaj të dëgjohet si dëshmitar

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Mbrojtësi i të akuzuarit Ferid Agani, avokati Adem Vokshi në seancën e së premtes ka propozuar që në cilësi të dëshmitarit të ftohet, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj dhe ky propozim është aprovuar nga gjykata.

    Në këtë rast, i cili njihet si “Stenta 1”, Ferid Agani dhe Gani Shabani po akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Propozimi për dëgjimin e Dreshajt në cilësinë e dëshmitarit, është aprovuar nga trupi gjykues, edhe pse prokurorja speciale, Florie Shamolli e ka kundërshtuar.

    Ndërsa avokati Vokshi, propozimin për dëgjimin e deputetit Dreshaj në cilësi të dëshmitarit, e arsyetoi me faktin se i njëjti do të mund të sqaronte procedurat në bordin ekzekutiv në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH).

    Në këtë seancë edhe prokuroria i ka propozuar trupit gjykues që të caktojë një ekspert financiar, propozim ky që është aprovuar nga trupi gjykues përkundër që mbrojtja e ka kundërshtuar.

    Mbrojtësi i të akuzuarit, Agani, avokati Vokshi ka thënë se e kundërshtojnë propozimin për caktimin e ekspertit financiar, pasi sipas tij kalkulimet financiare nuk e argumentojnë fajësinë e asnjëri prej të akuzuarve dhe se sipas tij, çfarëdo ekspertize që bëhet nuk do të argumentojë përgjegjësinë e klientit të tij.

    Propozimi i tillë u kundërshtua edh e nga mbrojtësi i të akuzuarit Gani Shabani, avokati Skender Musa, ku sipas tij në këtë fazë të procedurës nuk mund të merret në pyetje eksperti financiar, pasi sipas tij fillimisht duhet të dorëzohen të gjitha dosjet e pacientëve nga numri 1 deri 122.

    Ndryshe, në këtë seancë janë administruar si prova opinioni ligjor i komisionit rregullativ të prokurimit publik (KRPP) si dhe dy CD-të me prova të prokurorisë.

    Për opinionin ligjor të KRPP-së, mbrojtja nuk kishte vërejtje, ndërsa sa i përket dy CD-ve të prokurorisë me prova, mbrojtja e të akuzuarve ka pasur vërejtje të shumta.

    Sipas mbrojtësit të të akuzuarit Agani, avokatit Vokshi, lista e dorëzuar nga prokuroria është listë që përfshinë të gjitha rastet e paguara nga MSH-ja dhe se kjo listë është bërë pa u bërë klasifikimi i personave që kanë pasur të drejtë në realizimin e shpenzimeve 100%.

    Ai ka shtuar se në opinionin ligjor të KRPP-së, është shpjeguar edhe termi “subvencion” se si kategori buxhetore nuk përmendet në ligjin mbi prokurimin publik, e siç tha ai me këtë edhe bie teza e akuzës, ndaj të akuzuarit Agani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    E këtë deklarim të avokatit Vokshi e ka mbështetur edhe i akuzuari Agani, ku ndër të tjera ai ka shtuar se edhe në fazat e mëhershme kishte kërkuar një sqarim nga KRPP-ja, por që këtë sqarim nuk e kishte marrë asnjëherë, pasi sipas tij prokurori Besim Kelmendi ia kishte ndaluar KRPP-së të përgjigjej në këto pyetje.

    “E mbështes fjalën e avokatit në tërësi, por po dua me tërheq vëmendjen se këtë sqarim nga KRPP e kam kërkuar në tre seanca deri më tani nga vet prokurori Besim Kelmendi, në intervistën e parë pas ngritjes se aktakuzës me shkrim dhe gjatë procesit gjyqësor bashkë me avokatin”, tha Agani.

    Sipas tij, prokurori Kelmendi, me shkresë zyrtare që thotë se ia kanë administruar si provë materiale, ia ka ndaluaur KRPP-së të përgjigjet në këtë pyetje.

    Avokati Musa ka deklaruar se sa i përket CD-ve të dhëna në forme tabelare, duhet të obligohet prokuroria që të japë sqarime për secilin rast.

    “Sa i përket rasteve nga CD ku nuk ka dhanë në formë tabelare rastet që kanë aplikuar dhe janë aprovuar, të obligohet PSRK-ja që secilin rast me dhënë sqarime se a kemi të bëjmë me raste urgjente, kategori të liruara në bazë të ligjit të jepet sqarimi cila ka qenë detyra e komisionit vlerësues dhe cila ka qenë detyra e bordit ekzekutiv te KMSH-së, Ligiit për Shëndetësi dhe udhëzimeve administrative dhe rregulloreve administrative” tha avokati Musa.

    Ai po ashtu ka shtuar se këto tabela janë një deformim ligjor, ndërsa ka mbështetur procedimin si provë të opinionit ligjor të KRPP-së.

    Këtë deklarim të avokatit Musa e ka mbështetur edhe i mbrojturi i tij, Shabani.

    Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi ka thënë se sipas detyrës zyrtare do të caktohet një ekspert për të sqaruar procedurën e prokurimit publik.

    Për seancën e radhës, e cila është caktuar më 24 dhjetor është planifikuar që të dëgjohet dëshmitari Shemsedin Dreshaj.

    Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), Gani Shabani ishin shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në prill të vitit 2019.

    Agani ishte dënuar me dy vite e gjashtë muaj burgim, kurse Shabani me dy vite burgim. Por pas ankesave, ky aktgjykim ishte anuluar nga Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit 2019 dhe lënda ishte kthyer në rigjykim në shkallë të parë.

    Prokuroria e Shtetit, më 15 qershor 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, sekretarit të përgjithshëm të MSh-së, Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi “.

    Më 26 shkurt 2018, ky rast ishte veçuar në tri pjesë, ashtu që të akuzuarit Agani dhe Shabani gjykohen veçmas, kurse mbi 40 mjekë të spitaleve publike akuzohen në rastin e njohur si “Stenta 2”, ndërsa pronarë e mjekë të spitaleve private akuzohen në rastin “Stenta 3”.

    Ish-ministri Agani së bashku me ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, po akuzohen se kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare me rastin e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me spitalet private, si dhe me ndarjen e mjeteve për pacientët që ishin trajtuar në këto spitale.

    Sipas aktakuzës e cila ishte ndryshuar në fjalën përfundimtare të mbajtur më 18 prill 2019, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore prej 22 prillit 2012 deri më 31 dhjetor 2015, të akuzuarit Agani dhe Shabani, duke vepruar në bashkëkryerje me njëri-tjetrin dhe në bashkëpunim me të akuzuarit tjerë në këtë rast, Ali Hocaoglu dhe Borche Petrovski dhe duke shkelur ligjin e prokurimit publik kanë keqpërdorur pozitën e tyre.

    Një gjë të tillë, sipas prokurorisë, i akuzuari Shabani në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në MSH, kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e shërbimeve shëndetësore që nuk ofroheshin në institucione publike.

    Këto marrëveshje, ai pretendohet se i kishte nënshkruar me spitalet private International Medicine Hospital (IMH) dhe Intermed EDA, pa e shpallur tenderin për sigurimin e këtyre shërbimeve.

    Ndërsa, vazhdon aktakuza, i akuzuari Agani në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, pretendohet se nuk kishte penguar nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve edhe pse kishin qenë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, mirëpo, i njëjti kishte ndikuar tek i akuzuari Shabani që të bëhej nënshkrimi i tyre dhe pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve kishin vazhduar keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar duke i tejkaluar kompetencat e tyre, ku me dashje dhe dijeni nuk kishin marrë veprime të nevojshme për të furnizuar me materiale kardiologjinë invazive në QKUK, por përkundrazi, në bashkëpunim me Hocaoglun dhe Petrovskin, u kishin paguar spitaleve private IMH dhe Intermed EDA shumën prej 4 milionë e 555 mijë e 553 euro.

    Më ketë, sipas aktakuzës, Agani dhe Shabani kishin kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, me çka kishin dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej 4 milionë e 555 mijë e 553 euro.

    Të dy të akuzuarit, ishin deklaruar të pafajshëm në lidhje akuzat me të cilat ngarkohen në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 26 shkurt 2018.

    Ndryshe, kur janë bërë afër pesë vite që nga ngritja e aktakuzës në këtë rast, epilogu gjyqësor i kësaj aktakuze nuk duket as afër.

    Derisa rasti “Stenta 1”, kishte marrë njëherë epilog në shkallë të parë dhe tashmë është kthyer në rigjykim, dy rastet e tjera, “Stenta 2” dhe “Stenta 3”, ende mbesin në gjykim në shkallë të parë. Për rastin “Stenta 3”, është mbajtur vetëm një seancë e shqyrtimit gjyqësor, kurse në rastin “Stenta 2”, janë mbajtur disa seanca, porse çështja ende mbetet në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve.

    Në ketë çështje penale hetimet fillimisht janë zhvilluar kundër 116 personave fizikë dhe 4 personave juridikë. Mirëpo, për 56 persona fizikë nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet. Pas ngritjes së aktakuzës, prokuroria kishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj kardiologut Afrim Bekteshi, me arsyetimin se i njëjti është përfshirë gabimisht në aktakuzë. 

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2024
    Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën ‘Dr.Ibrahim Rugova’. Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Gjatë hetimeve për shpërthimin e së dielës në afërsi të Ujmanit, Policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në...
    Lajme21 Korrik 2024
    Një zjarr ka shpërthyer afër lagjes “Marigona Residence”. Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë thanë se është djegur një fushë aty afër....
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2024
    Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Osmani...
    Lajme21 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen...
    Lajme21 Korrik 2024
    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit që u vra nga autoritete serbe ka njoftuar se nuk do të ketë të pame lidhur...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t'u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.