Sot në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 129 raste të reja me COVID-19, ndërsa njëri prej tyre ka dalë pozitiv nga Komuna e Obiliqit.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se personi në fjalë e ka marrë virusin nga një kontakt që pati me një person të infektuar nga Vushtrria.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sipas njoftimeve të IKSHPK-së në Komunën e Obiliqit, ka rezultuar një rast i ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, sipas informatave të deritanishme rasti në fjalë është rast kontakti me një person të infektuar nga komuna e Vushtrrisë.
Menjëherë pas marrjes se informatës, ekipet e QKMF-së, kanë ndërrmarrë hapat e nevojshëm, rasti në fjalë është në vetizolim dhe po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm në mënyrë që të shkëputet mundësia e përhapjes më të madhe të këtij infeksioni.

Të tjera
-
18:15 | 20 Shkurt 2021
-
18:07 | 20 Shkurt 2021
-
18:04 | 20 Shkurt 2021
-
17:59 | 20 Shkurt 2021
-
17:56 | 20 Shkurt 2021
-
17:49 | 20 Shkurt 2021
-
17:44 | 20 Shkurt 2021
-
17:37 | 20 Shkurt 2021
-
17:29 | 20 Shkurt 2021
-
17:18 | 20 Shkurt 2021
-
17:15 | 20 Shkurt 2021
-
LajmeTërmet në Kosovë17:11 | 20 Shkurt 2021