×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen afatit të caktuar për mbylljen e çështjes së tyre

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling njoftoi se ata do t’i përmbahen afatit të përcaktuar për mbylljen e çështjes së tyre që i bie të jetë prilli i 2025-ës.

    Prokurori e tha këtë gjë gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes në këtë rast gjyqësor pas seancës së mbajtur ku u dëgjua dëshmia e dëshmitarit John Clarke, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Sipas asaj që na e merr mendja, ne mendojmë që do ta arrijmë atë afat që na është caktuar si datë për përfundimin e paraqitjes së provave. Ka disa dëshmitarë për të cilët nuk është bërë formalisht njoftim përmes një parashtrimi zyrtar mirëpo bëhet fjalë për një numër ë kufizuar dëshmitaresh dhe në fund duam të themi që e çmojmë kushtin që ta përfundojmë paraqitjen e provave deri me datë 15 prill dhe do të bëjmë çmos dhe jemi të bindur që ta arrijmë këtë datë”, tha prokurori.

    Tutje, prokurori theksoi një pikë që ka të bëjë me dëshmitarët jo-bashkëpunues ndaj të cilëve sipas tij ka pasur ndikim atmosfera e frikësimit dhe kundërshtime tjera për të dhënë dëshmi.

    “Shumë prej këtyre dëshmitarëve jetojnë në vende të tjera jashtë Kosovës ku ZPS-ja nuk ka mundësi që t’i detyrojë për të dhënë dëshmi. Pikën e dytë ka të bëjë për çështje mjekësore; këtu përfshihen njerëz që nuk janë të dipsonueshëm për arsye mjekësore ose janë në rrezik shëndetësor po qese do të detyroheshin për të dhënë dëshmi. Pika e tretë ka të bëjë me aspektin e sigurisë së dëshmitareve; disa dëshmitarë kanë kërkesa më komplekse që lidhen me sigurinë e tyre dhe kjo ndikon në përllogaritjet e prokurorisë së si do të thirrën ata për të dhënë dëshmi dhe pika e katër ka të bëjë me dëshmitarë që janë në vlerësim e sipër”, tha prokurori.

    Ndërsa, Mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq tha foli lidhur me datën e përmendur nga Prokuroria për mbylljen e çështjes së saj. Ai tha se trupi gjykues ka caktuar seanca deri me datën 4 prill dhe kërkoi sqarim se si do të vazhdohet tutje.

    Prokurori tha se meqë seancat janë me 4 prill edhe çështja e tyre mendohet të jetë brenda asaj kohe. Ndërsa, gjyqtari tha se që në rast që ka situata që duhet të rrezohet vendimi për kalendarin atëherë do ta bëjë një gjë të tillë, megjithatë ai shtoi se këtë gjë nuk do ta bëjë pa ndonjë arsye të fortë.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26

    Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav. Krasniqi...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Pa praninë e Hashim Thaçit është duke vazhduar seanca gjyqësore në Hagë me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 122-të të Zyrës...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga homologia e saj sllovene, Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjyqtari ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Testi me shkrim për patentë-shoferë mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që duan të pajisen me leje për vozitje në Kosovë, kjo...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur. Në raportin...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Në fshatin Kojush, Vërmicë, policia ka ndaluar një furgon në të cilin raportohet se janë gjetur 2390 kilogramë duhan, me vlerë rreth...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1016 gjoba trafiku Në këtë periudhë janë evidentuar disa aksidente, 31 me...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.