×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i Hamide Magashit, Haxhiu kërkon shkarkime edhe në QKUK

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Deputeti i Prtisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet të japin përgjegjësi për rastin e 35 vjeçares Hamide Magashi, e cila u vra nga bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë.

    Në seancën e Kuvendit, Haxhiu tha se pos shkarkimeve në Policinë e Kosovës, shkarkimet është dashur të zgjeroheshin edhe në QKUK.

    Sipas tij, fëmija i Hamide Magashit ka mundur të shpëtohej me prerje cezariane.

    “Rasti i shtatzënës Hamide Magashit është skandaloz. Sot do duhej të jepte dorëheqje ose të shkarkohej dikush. Ai fëmijë që ka pas me lind të nesërmen ka mundur të shpëtohej me një prerje cezariane, që 1500 vjet më përpara është praktikuar. Janë shkarkuar disa policë e nuk po merren masa ndaj atyre që kanë pasur përgjegjësi”, tha Haxhiu në Kuvend.

    “Në qendër të qytetit me pas ndodh ai rast, është dashur të tentohej me u shpëtu fëmija e jo në oborr të QKUK”, tha Haxhiu./Front Online

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.