×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i gylenistëve, Drejtori për Shtetësi dhe Migrim thotë se s’ka pranuar asnjë aktakuzë

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Prokuroria Speciale ka njoftuar së fundi për ngritjen e aktakuzës ndaj tre personave.

    Në aktakuzën e paraqitur nga Prokuroria Speciale bëhet e ditur se rasti ka të bëjë me “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ‘Privim i kundërligjshëm i lirisë’.

    Por në fakt del se kjo aktakuzë ka të bëjë saktësisht me rastin e deportimit të gjashtë gylenistëve, rast i ndodhur më 29 mars 2018.

    Kjo aktakuzë është ngritur në drejtim të tre personave, në mesin e tyre edhe Drejtorit të Departamentit të Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Krasniqi.

    Valon Krasniqi  ka deklaruar se një gjë të tillë e ka parë vetëm përmes mediave dhe se ende nuk ka pranuar asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale apo kushdo tjetër.

    “Për besë unë zyrtarisht nuk kam pranuar asgjë.Krejt çka pash në media veç, kurgjo ma tepër nuk di as nuk di çka me thënë më tepër për këtë çështje. Po e pres njëherë konfirmimin zyrtar të shoh se çka është tek është, e pastaj mundem edhe me i ndjek edhe rrugët ligjore. Ende s’është saktësua a ka të bëjë diçka me situatën e gylenistëve , sepse vetëm u theksua se ka të bëjë edhe me dy zyrtarë të tjerë një prej tyre nga AKI-ja. Kështu që pa e pa saktë aktakuzën dhe se cilat janë pretendimet nuk mund të them as unë asgjë”, tha ai, për lajmi.net.

    Valon Krasniqi deklaroi se edhe asokohe dhe tani është në të njëjtën pozitë, Drejtor për Shtetësi dhe Migrime në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

    Dy të akuzuarit e tjerë në këtë rast janë edhe ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi si dhe Rrahman Sylejmani, Drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.

    “Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit D.G, V.K, kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.Ndërkaq, i pandehuri Rr.S, ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 196 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

    Gjithashtu u theksua se Prokuroria Speciale e Kosovës, në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.