×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i 400 kg kokainë, kjo është kërkesa e Prokurorisë Speciale

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të arrestuarve për rastin ku të hënën u sekuestruan 400 kg kokainë.

    Lajmin e ka konfirmuar prokurori special, Valdet Gashi, i cili tha se kërkesën e kanë dorëzuar sot, porse ende nuk kanë pranuar ftesën për mbajtjen e seancës nga ana e gjykatës.

    Ndryshe, Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh për ditën e hënë, ka treguar se përveç rreth 400 kg kokainë që janë sekuestruar në Lipjan, dje kanë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe llaptop.

    Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në lokacione të tjera janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc”, ka njoftuar policia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas raportit, i gjithë operacioni është bërë në koordinim me policinë italiane dhe atë shqiptare.

    Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi e ka konfirmuar se të hënën janë sekuestruar rreth 400 kg kokainë me vlerë rreth 20 milion euro, në një operacion ku kanë qenë të përfshirë autoritetet nga Kosova, Shqipëria dhe Italia.

    Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se informatat e para i kanë marrë se një kontejner ka ardhur nga Brazili në Itali, me destinacion Kosovën e ku është dyshuar se ka narkotikë.

    Ky narkotikë, Mehmeti kishte thënë dje, se ka qenë i mbështjell dhe i kamufluar në disa paketime të ngjashme me mish.

    Ai ka treguar ishte vendosur që ky kontejner të përcjellët dhe se gjatë tërë kohës ka qenë nën vëzhgimin e Policisë.

    “Ngarkesa përmes territorit të Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës, ka arritur më 15.05.2021 ku është ndaluar në parkingun e një depoje pronë e një kompanie të dyshuar”, kishte thënë Mehmeti.

    Mehmeti kishte thënë se të hënën rreth orës 11:00, persona të dyshuar kanë filluar të bëjnë tërheqjen e narkotikëve, për çka tha se kishin vendosur të ndërhyjnë dhe i kanë arrestuar shtatë persona, shtetas të Republikës së Kosovës.

    Operacioni, Mehmeti tha se ka qenë i autorizuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndërsa ka përfunduar me shtatë të arrestuar.

    Personave të dyshuar, Mehmeti ka treguar se u është caktuar masa e ndalimit ndërsa tha se disa persona të tjerë janë ende në kërkim pasi operacioni është në zhvillim e sipër. /Betimi për Drejtësi/

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se...
    Front TV25 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale. Haradinaj tha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Së paku pesë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qytetin Rafah në Rripin e Gazës të enjten, thanë...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 automjeteve nga Norvegjia. “76 automjete, nga të cilat 36 janë...
    Vip25 Prill 2024
    Pasditen e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur t’ju japë vajzave të shtëpisë një mison të rëndësishëm. Vajzat nuk duhet të lejojnë...
    Lajme25 Prill 2024
    Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien,...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është suspenduar kapiteni policor, Riza Muratit që dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.