×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rastet e reja të COVID-19, ndalohen udhëtimet në këtë qytet

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Miliona njerëz në Pekin janë rikthyer nën kufizime të reja ndërsa rritja e rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet.

    Qyteti raportoi 31 raste të reja të mërkurën duke e çuar totalin në 137 javën e kaluar.

    Para rritjes së fundit, kryeqyteti kinez kishte kaluar 57 ditë pa raste të brendshme të koronavirusit.

    Pandemia besohet se ka filluar në një treg ushqimesh që furnizon 80 për qind të mishit dhe perimeve në qytet, transmeton Tch.

    Të paktën 27 lagje janë klasifikuar në rrezik mesatar dhe një, afër tregut, në rrezik të lartë.

    Njerëzit në zonat me rrezik mesatar ose të lartë, nuk mund të largohen nga qyteti. Njerëzit në zonat me rrezik të ulët mund të largohen por duhet të rezultojnë më parë negativë.

    Sidoqoftë, bërja e një testi po rezulton e vështirë. Në tre stacione testimi iu tha BBC se nuk kishte teste të disponueshme deri në korrik.

    Radhë të gjata shiheshin jashtë qendrave të tjera. Më shumë se 1200 fluturime për në dhe nga Pekini janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë reduktuar deri në 9 korrik.

    Shkollat fillore, të mesme dhe kolegjet janë pezulluar.

    Ekipet sportive nuk mund të luajnë ndeshje dhe pishinat dhe palestrat janë mbyllur. Sidoqoftë, rrugët janë hapur dhe kompanitë e fabrikat mund të punojnë. Qyteti tani është në gjendjen e gatishmërisë së nivelit të dytë.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Një turist slloven ka humbur jetën tragjikisht në Shkodër. Policia thotë se 65-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kalaja e Rozafës,...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja vlerëson se rreziku në veri ende nuk ka kaluar. Ai thotë se integriteti territorial i Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Vetura me targa serbe me akronime të qyteteve të Kosovës qarkullojnë ende nëpër rrugët e veriut. Targa të tilla ilegale janë parë...
    Lajme04 Tetor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi...
    Lajme04 Tetor 2023
    Analisti politik dhe avokati, Azem Vlasi, i hedh poshtë pretendimet nga Serbia se Milan Radoiçiq, i cili pranoi organizimin e sulmit terrorist...
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, veri të Kosovës, më 24 shtator, ka...
    Lajme04 Tetor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir. Atë e ka njoftuar për...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.