Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 153 raste pozitive.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:
Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast.