×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raste të reja në vendet që e kishin frenuar COVID-19

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Rritja e rasteve e reja të koronavirusit në vendet që dukej se e kishin përmbajtur atë, po krijon shqetësime të reja mes një debati mbi lehtësimin e masave izoluese. Shkencëtarët po shqyrtojnë nëse virusi mund të ishte importuar nga udhëtarët apo nëse po përhapet nga njerëzit asimptomatikë.

    Kreu i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në Kinë pretendon se mund të ketë pasur raste asimptomatike shumë më përpara se të zbuloheshin në spital.

    25 rastet e reja që Kina thotë se ishin raportuar të premten e kaluar në Pekin ishin ndër 32 rastet në mbarë vendin. Sipas raporteve zyrtare, katër prej tyre ishin kthyer nga jashtë.

    Ka filluar një diskutim mes mjekëve kinezë nëse ADN-ja e COVID-19 në shpërthimin e virusit në Pekin është i ardhur nga Evropa.

    “Ata (Kina) e dinë se karakteristikat gjenetike të organizmit në Pekin, këtë herë janë të ndryshme nga ato në Pekin disa muaj më parë, që do të thotë se organizmi ka pësuar mutacion gjenetik“, thotë Sian Griffiths, nga Universiteti Kinez i Hong Kongut.

    Zyrtarët kinezë thonë se masat e kontrollit kanë ngadalësuar vrullin e shpërthimit për të cilin qeveria ka thënë se infektoi më shumë se 200 njerëz që nga fillimi i qershorit.

    Në Evropë, Gjermania ka parë gjithashtu një rritje në rastet e reja pasi më shumë se 1.500 njerëz në një fabrikë për përgatitjen e mishit rezultuan pozitivë nga testimi për koronavirusin e ri.

    Masa të reja kufizuese janë duke u vendosur deri në fund të qershorit ndërsa punëtorët e Kryqit të Kuq gjerman të veshur me kostume mbrojtëse shkuan derë më derë në qytetin Guetersloh të martën për të bërë testime masive.

    “Testimi intensiv do të na japë një panoramë më të mirë të situatës“, tha Armin Laschet, Guvernatori i shtetit të Rhein-Westfalias së Veriut.

    Kjo vjen ndërsa zyrtarët në Zelandën e Re raportuan lajmin zhgënjyes se vendi nuk ishte më pa koronavirusin, pasi dy gra, që udhëtuan në Londër për të parë prindin e tyre që po vdiste, kishin rezultuar pozitive.

    Dr. Mike Ryan drejton programin e emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetit.

    “Është një sfidë për të gjitha vendet dhe unë mendoj se Koreja e Jugut, me vendet e tjera, demonstrojnë se edhe kur zbritet në nivel shumë të ulët rastesh, sërish duhet një sistem shumë i fortë i mbikëqyrjes së shëndetit publik dhe sërish duhet një infrastrukturë e shëndetit publik me kapacitetet e duhura”, tha Dr. Ryan.

    Infeksionet në rang global tejkaluan nëntë milionë këtë javë, pasi Brazili dhe India që po përballen me shpërthime të rasteve të reja dhe vende të tjera të goditura fort raportuan rritje të reja, duke përfshirë edhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. /VoA

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mediet italiane kanë publikuar pamjet pas aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi natën e 7 dhjetorit në, në Portugero pranë Venecias, ku...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Mijëra peshq të ngordhur janë parë në një plazh në Japoninë veriore. Peshku, i përbërë kryesisht nga sardele dhe pak skumbri, u...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Adoleshenti, Ethan Crumbley është dënuar me burgim të përjetshëm, pa lirim me kusht, për vrasjen e katër shokëve të klasës dhe plagosjes...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.