Lajme

RAST I RRALË/ Lind foshnja me dy gjini në Prishtinë

RAST I RRALË/ Lind foshnja me dy gjini në Prishtinë
16:49 | 03 Shtator 2019

Me një rast të rrallë janë ballafaquar ditë më parë mjekët në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, pasi që një foshnje ka lind me dy gjini, bëjnë të ditur burimet e Portalit “Front Online”.

Sipas këtyre burimeve, foshnja aktualisht është në Klinikën e Neonatologjisë, ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore, pasi që nuk mbahet mend të ketë ndodhur një lindje e tillë deri më tani në Kosovë.

“Foshnja ndodhet në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, ku po i bëhen ekzaminimet e detajuara mjekësore”, ka thënë ky burim nga Klinika e Neonatologjisë. /Front Online/

Të tjera