×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rashit Qalaj: Qeveria përmes shtesave që ka ndarë vetëm po e dëmton Policinë

    Jehona Zhuniqi
    16 Nëntor 2023

    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

    Ekzekutivi kosovar e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës.

    Qeveria i kishte prezantuar më 27 tetor shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë.

    Shtesa më e lartë do të jetë për Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt prej 150 euro, derisa ajo më e ulët do të jetë për policët që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, të cilëve do t’iu ndahen nga 50, përkatësisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë.

    Lidhur me këtë dhe çështje të tjera ka folur në një intervistë për Front Online, ish-drejtori i Policisë, tani deputet i PDK-së, Rashit Qalaj.

     

    Qalaj: Shtesat e rrezikshmërisë është dashur të mbesin ato të vjetrat

    Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka vlerësuar takimin që ka ndodhur në mes Policisë dhe Qeverisë, por se thotë se ajo që u është ofruar Policisë është zgjidhej e keqe.

    “Është mirë që dje është mbajtë një takim mes përfaqësuesve të Policisë së Kosovës dhe Qeverisë. Mendoj, që takimi është dashur që të mbahet, mirëpo fatkeqësisht nga një kumtesë që doli dje nga Qeveria u tha që nuk është arritë ndonjë zgjidhje meqenëse kryeministri i vendit, Qeveria e vendit ju ka thënë pjesëtarëve të Policisë që ata janë duke u kujdesur që me pajisje ta ul rrezikshmërinë dhe me objekte që mendoj se është një zgjidhje e keqe”, ka deklaruar Qalaj .

    Sipas tij, me vendimin për shtesat për rrezikshmëri Qeveria po e dëmton Policinë e Kosovës.

    “Realisht sot qenka bërë vendim po më duket dhe më vjen keq që Qeveria e vendit ka vendosë të dëmtojë Policinë e Kosovës sa i përket shtesave për rrezikshmëri. Së paku është dashtë që shtesat për rrezikshmëri t’i marrin me të vjetrën, nëse nuk ka mundësi buxhetore që ato të rriten së paku ashtu siç ka qenë për çdo polic të ketë shtesa për rrezikshmëri”, ka shtuar ai.

     

    Ish-drejtori i Policisë: Policia të ketë pagë dinjitoze, ngritja e koeficientit për 5 euro qesharake

    Pjesëtarët e NJSI-së kanë protestuar më 1 nëntor për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

    Të njëjtit kishin paralajmëruar edhe një protestë tjetër, por që të njëjtën e anuluan pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi që do t’i takonte.

    Por, se a pritet që pas vendimit të ketë përsëri protesta, ish-drejtori i Policisë Rashit Qalaj, në një intervistë për Front Online thotë se është çështje e Sindikatës.

    “Nuk e di, kjo është çështje e secilit pjesëtar të Policisë, është çështje e Sindikatës së Policisë, është çështje e Njësive të Policisë. Por, atë çka unë mund të them si ish-drejtor i Policisë dhe po ashtu si deputet i PDK-së mund të them që është gabim i madh që fillimisht policët nuk janë trajtuar si duhet me paga, me koeficientin e pagave e pastaj janë dëmtuar skajshmërisht edhe me këto shtesa mbi rrezikshmërinë. Mendoj, që qasja e Qeverisë ndaj Policisë dhe organeve të sigurisë nuk është e duhur dhe duhet sa më shpejtë që është e mundur të rishikohet qasja ndaj Policisë”, është shprehur ai.

    Qalaj, thotë se ngritja e koeficientit prej 5 euro për vitin e ardhshëm është qesharake.

    “Unë mendoj se edhe buxheti që e diskutojmë sot është gabim meqenëse nuk shoh ndonjë rritje të pagave për policët. Kjo, ngritja e koeficientit prej 5 euro mendoj që është qesharake dhe është fyese. Duhet që Policia e Kosovës të ketë një pagë dinjitoze dhe po ashtu duhet që t’i ketë të gjitha ato të drejta që u takojnë me ligj”, ka shtuar Qalaj.

     

    Deputeti i PDK-së: Kurti po bën lojë, Komunat që qeverisen nga opozita i dëshiron të dështuara

     

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online ka folur edhe për buxhetin e vitit 2024.

    Ai, ka thënë se i njëjti nuk i plotëson as për së afërmi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

    “Më shumë është një lloj buxheti social dhe jo buxhet sidomos që i përkrah investimet kapitale. Kemi shkurtim të investimeve kapitale në të gjitha komunat e Kosovës dhe mendoj që është gabim. Duhet të ketë investime sa më shumë. Mirëpo, është një lloj loje e kryeministrit Kurti. Ju e dini që vitin e kaluar është folur shumë për tatimin në pronë dhe me ligj komunat janë detyruar që t’i falin të hyrat që ata i marrin nga inkasimi i tatimeve dhe tani po ashtu me shkurtimin e investimeve kapitale po tentohet që komunat të shihen në një farë forme nga qytetarët si komuna të dështuara”, ka thënë Qalaj, për Front Online.

    Sipas tij, kryeministri Kurti po dëshiron ti qet kryetarët e komunave të dështuar, pasi që shumica qeverisen nga opozita.

     “Ju e dini që shumica absolute e komunave u takojnë partive opozitare dhe ky është qëllimi i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri që qytetarët t’i shohin kryetarët e komunave si njerëz që nuk dinë me qeveris, të cilët nuk kanë ide për projekte e në fakt qeveria ua shkurton buxhetin për investime kapitale, për subvencione e kështu me radhë dhe që është gabim”, ka shtuar ai.

     

    Moskonstituimi i Komisionit për Rezerva Shtetërore/ Qalaj: Mosprezenca e pushtetit tregon se kemi keqpërdorime enorme

    Për të shtatën herë ka dështuar që të konstituohet Komisioni për Rezerva Shtetërore.

    Kjo, pasi që deputetët e pushtetit nuk po marrin pjesë në mbledhje.

    E, lidhur me këtë deputeti Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online, thotë se mosprezenca e deputetëve të pushtetit në mbledhje tregon se ka keqpërdorime enorme në rezerva shtetërore.

    “Po, i bojkotojnë këto komisione me të vetmin qëllim që publiku, qytetari i Kosovës të mos informohet për keqpërdorimet ose dyshimet për keqpërdorime të cilat janë bërë për rezerva shtetërore mendoj që kjo nuk e ka ndonjë koment. Që shtatë herë ne tentojmë që ta konstituojmë këtë komision, mirëpo të gjithë ata deputetë nga partia në pushtet asnjëri nga ata nuk ka ardhë asnjëherë dhe mendoj se kjo tregon shumë më shumë se me të vërtetë kemi keqpërdorime enorme me vaj, me grurë që mendoj se as nuk do të duhej të diskutohej kjo çështje”, ka deklaruar deputeti Qalaj.

     

    Qalaj: Do të vijë dita kur Kurti s’ka qare pa i informu qytetarët e deputetët për draftin e Asociacionit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka bërë publik draftin që pesëshja e emisarëve ia ka sjellë më 21 tetor.

    Dhe, këtë po thotë se po e bën pasi kështu ia kërkuan ndërkombëtarët.

    Por, të shtunën ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draft-statutin për të cilin pretendon se është i “pesshës së madhe” evropiane për Asociacionin.

    Ai tha se drafti është pikërisht ai që i është paraqitur kryeministrit Kurti.

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, për Front Online ka deklaruar se

    “Mirëpo, ajo çka është me të vërtetë shumë e rëndësishme është një far tentative e kryeministrit të vendit për mi ik informimit të deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës për atë se çka është në fakt ky draft-statut që është punuar nga BE-ja. Mendoj që është gabim. Tek e fundit do të vijë dita që s’ka me pas qare pa i informua edhe qytetarët edhe deputetët, mirëpo frikohem që do të jetë vonë”, ka deklaruar Qalaj për Front Online.

    Sipas tij, Kurti ka qasje të gabuar sa i përket kësaj çështjeje.

    “Mendoj, që në këtë fazë ka qenë shumë e rëndësishme që kryeministri i vendit ta ndajë këtë draft-statut me Parlamentin e Kosovës, me deputetët dhe ndonëse kemi të bëjmë me një çështje që është shumë e rëndësishme për vendin ta merr edhe mendimin edhe kontributin edhe të partive opozitare se si ta gjejmë një rrugë që ky draft-statut të jetë sa më i favorshëm për shtetin tonë. Është gabim edhe qasja e kryeministrit Kurti dhe mendoj që Kosova do ta paguajë një çmim mjaftë të rrezikshëm”, ka thënë deputeti Qalaj./Front Online

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Kronika02 Dhjetor 2023
    Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Mujë Ademaj, xhaxhai i së ndjerës, Liridona Murseli, e cila është vrarë të mërkurën në Prishtinë ka folur sot për mediet, ndërsa ka...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin Tarapacá në Kili, njoftoi sot Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), transmeton FrontOnline....
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo përmes, një postimi në profilin e saj në...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Situata mes Bucit dhe Santianës i ka habitur edhe banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova. Por banorët më afër i...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Banoret e Big Brother VIP Kosova, Linda dhe Alba kanë komentuar për ngjarjen që ndodhi mes Santianës dhe Bucit. Sipas Albës “i...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Ardi ka biseduar me banorët dhe iu ka thënë se “pak ju ka lodhë konkurrenca brenda”. Ai ka thënë gjithashtu se “me...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Për BE-në, kapitulli 35 është bërë mjet shantazhi për të detyruar Serbinë të njohë Kosovën, tha sot i sanksionuari i SHBA-ve dhe...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.