Nenad Rashiq, drejtues i Partisë Demokratike Progresive thotë se politika e shtetit serb përdor Listën Serbe në Kosovë si “mekanizëm” për të drejtuar interesat e saj në Kosovë dhe jo të komunitetit serb.
Por sipas tij, as Kosova nuk ka ndihmuar serbët për tu integruar.
“Beogradi është regjim që përdor serbët e Kosovës, veçanërisht me Listën Serbe, parti që përfaqëson interesat e Beogradit këtu […] nga ana tjetër Prishtina nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare dhe për shmangien e përfaqësimit të serbëve autoktonë të Kosovës, kështu kemi një situatë ku vendimet si ato për dialogun, apo veprime të tjera, reflektojnë në jetën e serbëve këtu, ku realiteti real dhe perceptimi për bashkëjetesë dhe bashkëpajtim mes popujve nuk gjen hapësirë,” – u shpreh Rashiq.

Të tjera
-
23:31 | 20 Janar 2021
-
23:10 | 20 Janar 2021
-
23:07 | 20 Janar 2021
-
23:04 | 20 Janar 2021
-
23:00 | 20 Janar 2021
-
22:55 | 20 Janar 2021
-
22:54 | 20 Janar 2021
-
22:53 | 20 Janar 2021
-
22:44 | 20 Janar 2021
-
22:39 | 20 Janar 2021
-
22:35 | 20 Janar 2021
-
22:30 | 20 Janar 2021