×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimi i mediumit gjerman për përgatitjen e Italisë për tërheqjen e trupave amerikanë nga Kosova, reagon KFOR’i

    FrontOnline
    19 Shkurt 2025

    Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë e kan bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës Veriatlantike.

    Ata kanë thënë se po ashtu, SHBA ka bërë të qartë pritshmëritë e tyre, që aletatët e NATO’s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë.

    “Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës (Veriatlantike), përfshirë praninë e SHBA-së në Evropë dhe se parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s duhet të mbeten të fuqishme. Si pjesë e kësaj, SHBA e ka bërë të qartë gjithashtu pritjet e saj që aleatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim. Kjo është pjesë e asaj që duhet për të qëndruar gati”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    “Angazhimi ynë për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor brenda KFOR-it, përmes kontributit të saj të gjatë, i cili aktualisht arrin në mbi 600 trupa”, thonë tutje nga KFOR-i për Insajderin.

    Tabloidi gjerman ‘Bild’ nëpërmjet burimeve të informacionit ka thënë se ka marrë vesh se Italia është duke bërë përgatitjet për një skenar të mundshëm të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

    Ndonëse citojnë presidentin e ri amerikan, Donald Trump, se ka mohuar tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Evropa, BILD në një artikull të titulluar “Europa në frikë! Agjencitë e inteligjencës kanë frikë nga tërheqja e trupave amerikane” citojnë disa burime duke thënë se Italia po bëhet gati për një skenar të mundshëm të tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova.

    “Sipas informacioneve të BILD, Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Atëherë aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, si dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”, thuhet në raportimin e tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar përfundimin e vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë dhe dërgimin e tij...
    Lajme22 Mars 2025
    Shenoll Muharremi ka analizuar trendet e rritjes së energjisë, çmimeve të ushqimit dhe inflacionit në periudhën 2020-2025 në Kosovë. Në krahasimet e...
    Lajme22 Mars 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka qëndruar në Llap sonte ‘‘mes njerëzve zemërhapur’’...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e ka krahasuar familjen e tij me atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama. I...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzuar një padi kundër administratës të presidentit amerikan, Donald Trump,...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Papa Françesku do të dalë të dielën nga spitali ku ka kaluar më shumë se një muaj duke u trajtuar për pneumoni...
    Lajme22 Mars 2025
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi rryma pritet të rritet në muajin prill, e që sipas tij, çmimi i energjisë...
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet...
    Sport22 Mars 2025
    Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet në futboll në vitin 2025. Trajneri francez nuk ka drejtuar asnjë skuadër që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.