Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimi i mediave gjatë pandemisë

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Covid-19 u përhap fare shpejtë pothuajse në tërë botën.

    Më 13 mars në Kosovë u shënua rasti i parë i infektuar me virusin SARS-COV-19.

    Deri më tani në vendin tonë kanë rezultuar mbi 5600 raste pozitive

    Menjëherë pas identifikimit të rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, mediat në vend iu përkushtuan në tërësi raportimit për sektorin e shëndetësisë, pasi gjithmonë lajmi i parë vinte nga Klinika Infektive.

    Një realiteti i ri u krijua në mars, jo vetëm për qytetarët që në ankth shihnin lajmet nga shtëpitë e tyre, por edhe për vet gazetarët që po raportonin. Ata nuk kishin përjetuar ndonjëherë një situatë të tillë të jashtëzakonshme.

    Megjithatë, nga Klinika Infektive ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus, raportohej çdo ditë e çdo natë, me storie të përgatitura, lidhje të drejtpërdrejta intervista me infektologë që konsideroheshin tashmë heronjtë e kësaj lufte me virusin e panjohur.

    Përhapja e koronavirusit në Kosovë ndryshoi edhe jetën e gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë në media.

    Jeta e tyre zhvillohej përreth klinikave e institucioneve të tjera shtetërore që menaxhonin situatën me pandeminë.

    Jehona Zhitia, e cila mbush dy dekada shërbim në profesionin e gazetarisë, që prej fillimit të pandemisë ka qenë në krye të detyrës, duke raportuar më të rejat gjithmonë nga vendi i ngjarjes.

    Përvoja 10-vjeçare në sektorin e shëndetësisë duket se ia ka bërë paksa më të lehtë asaj kryerjen e detyrës në një situatë të tillë, ani pse as ajo nuk i shpëtoi dot sfidës me distancim nga familja dhe fëmijët e saj.

    Jehona Zhitia – Gazetare, RTK

    “Në fillim ishte ajo doza e frikës, ndoshta jo për vetën por që mund të isha bartës potencial i virusit së pari tek familja ime, pastaj tek kolegët dhe rrethin me të cilin unë qëndroja çdo ditë. U mundova në fillim të krijoja një lloj distance qoftë edhe me fëmijët e mi brenda shtëpisë, qëndronim në dhoma të ndara sepse ende nuk dihej se si mund të infektoheshim, unë çdo ditë isha nëpër klinikat e QKUK-së”.

    Për shkak të situatës së krijuar me pandemi, përveç në sektorë të tjerë, edhe mediat u detyruan të riorganizohen, disa shkurtuan orarin e punës, e disa edhe stafin.

    Pothuajse në çdo medium u bë një kombinim, disa ishin në teren në krye të detyrës, e disa që kishin mundësi punuan nga shtëpitë e tyre.

    Ideal Gola, redaktor përgjegjës në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress tregon se nga 13 marsi ka ndryshuar në tërësi puna e tyre.

    KosovaPress, që vazhdimisht sjell lajme ditore, intervista, reportazhe e dokumentar të realizuara me kamerë, në këtë periudhë u detyrua të aktivizojë platformat online në mënyrë që të sjellë informacione rreth pandeminë nga secila komunë.

    Ideal Gola – Redaktor përgjegjës, Agjencia e Lajmeve KosovaPress

    Gola: Një pjesë e stafit punon nga shtëpia

    “Ne si Agjenci e Lajmeve, të ata persona që kanë pasur mundësi të punojnë nga shtëpia atëherë menjëherë janë udhëzuar që të punojnë nga shtëpitë, ndërsa një pjesë tjetër, gazetarët, redaktorët por edhe kameramanët e kanë pasur të pamundur që punën e tyre ta bëjnë nga shtëpitë, megjithatë është krijuar një formulë që të ketë rotacione në mes të gazetarëve dhe kameramanëve që ata mos të jenë të gjithë në të njëjtën kohë në punë.

    Por raportimet nga Klinika Infektive që bëheshin çdo ditë, nuk i ndali asnjëherë, megjithë rrezikun që ju kanosej edhe vet punëtorëve të mediave që qëndronin aty.

    Gola: Marrim informata duke e ruajtur shëndetin

    “Ka qenë e detyruar që ne të shkojmë të Klinika Infektive, por edhe në komunat e para ku shpërthejë virusi, si Klina e Malisheva, ka qenë përgjegjësi sepse ti po e ekspozon gazetarin, por njëjtën kohë nuk mund ta detyrohesh të rrezikojë shëndetin e tij… Megjithatë është bërë një kompromis, gjithmonë duke i marrë masat mbrojtëse, dorëza e maska, por edhe duke i rekomanduar që mos të rrezikojnë shumë, të merret informacioni por duke ruajtur shëndetin”.

    Në këtë situatë kërkohej kujdes i shtuar dhe profesionalizmi mos të mungojë, për shkak të ndjeshmërisë së lajmeve që raportoheshin.

    Zhitia: Jam munduar të mos krijojë panik

    “Përgjegjësia ishte shumë e madhe, për mua si gazetare ishte një sfidë shumë e re por edhe një përvojë e cila do të mbetët shumë e veçantë në karrierën time si gazetare sepse çdo informacion që unë transmetojë përmes kanalit të RTK-së e dija që do të shkojë në veshin e mijëra shikuesve. Gjithmonë jam munduar që paraqitjet e mija televizive të mos krijojnë panik, mos të përbëjnë shqetësim”.

    Gazetarja Jeohna Zhitia rrëfen vështirësitë që ka pasur në rastet kur është dashur të raportojë për numrin e personave të vdekur me Covid-19.

    Zhitia: Kisha informacione për vdekjen e pacientëve por jam kursyer t’i jap

    “Kish momente kur unë i kisha informacionet të rasteve të vdekjeve ende para se ato të bëheshin publike nga institucionet mirëpo për shkak të situatës së ndjeshme, për shkak se shumë familje ishin me sy e vesh para ekranit televiziv dhe e dija që po e prisnin lajmin nga Klinika Infektive, jam kursyer mos t’i jap ato deri në momentin kur i kam ri konfirmuar zyrtarisht”.

    Megjithë rrezikun, është natyra e punës së gazetarëve që të jenë kudo që kërkohet, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar rreth çështjeve që janë me interes publik.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme05 Qershor 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duke e etiketuar si “Inspektori Peci në botën...
    Lajme05 Qershor 2023
    Në lidhje me situatën në veri, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka thënë se aktivitetet e...
    Lajme05 Qershor 2023
    Kryetari i Zveçanit nga radhët e PDK-së, Ilir Peci tha se as që e mendon tash për tash dorëheqjen. Kurse kryetari tjetër...
    Të tjera
    Vip05 Qershor 2023
    Klea dhe Elgiti kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre disavjeçare në martesë. Çifti mbajtën një dasmë madhështore në Himarë me të...
    Lajme05 Qershor 2023
    Trupat shtesë të NATO-s filluan të mbërrijnë në Kosovë të hënën, pasi mbetën të plagosur 30 trupa paqeruajtëse të KFOR-it në përleshjet...
    Lajme05 Qershor 2023
    Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se duhet thënë e vërteta për veriun dhe se kryetarët atje “duhet ta kenë njëfarë legjitimiteti”....
    Lajme05 Qershor 2023
    KEDS ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës. Në njoftimin...
    Lajme05 Qershor 2023
    Është mbajtur takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Mal të Zi. I...
    Vip05 Qershor 2023
    Dy artistet e njohura shqiptare, Tayna dhe Kida, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. Lajmi është bërë i ditur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.