×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raporti amerikan për vrasjen e Kashogit i papranueshëm për Riadin

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Princi Saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman ka aprovuar operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Xhamal Kashogi, që u vra në tetor të 2018-ës, sipas një deklarate zyrtare të publikuar nga Agjencia amerikane e Inteligjencës.

    Kashogi, gazetari që publikoi disa shkrime kritike për princin e kurorës, në të përditshmen amerikane “Uashington Post”, u ekzekutua nga një ekip operativ, i lidhur me princin Bin Salman, në konsullatën e mbretërisë saudite në Stamboll.

    “Ne vlerësojmë se princi saudit i kurorës, Muhammad bin Salman ka aprovuar operacionin në Stamboll, për të kapur apo për të vrarë gazetarin Xhamal Kashogi”, theksohet në faqen zyrtare të Inteligjencës Kombëtare Amerikane.

    Edhe për sekretarin Amerikan të Shtetit ky raport flet qartë për përfshirjen e princit në vrasjen e gazetarit, por kjo sipas Blinken, nuk duhet të kushtëzojë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve në të ardhmen.

    “Raporti flet vetë. Mendoj se sot kemi parë hapa të rëndësishëm për të rikalibruar marrëdhëniet tona. Së pari, pas publikimit të raportit dhe transparencës që ai siguron. Raporti është sensitiv. Ne jemi të vendosur të jemi transparentë për këtë çështje dhe të ndajmë me qytetarët amerikanë, atë çka dimë. Edhe pse raporti flet qartë, edhe për sjelljen në të shkuarën, është e rëndësishme që të shohim drejt të ardhmes. Po ashtu, Departamenti i Thesarit po mendon për sanksionet ndaj ish- kreut të inteligjencës saudite, Ahmend Al Asiri, për rolin e tij direkt në operacionin në Stamboll, ku mbeti i vrarë Xhamal Kashogi”.

    Por Riadi nxitoi menjëherë të mohojë çdo përfshirje të Princit Të kurorës, duke e cilësuar raportin e publikuar nga amerikanët, si negative, fals dhe të papranueshëm.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Mashtrimi i nxitur nga trafikimi i qenieve njerëzore po shpërthen në Azinë Juglindore me rrjetet e krimit të organizuar që grumbullojnë rreth...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Sport28 Mars 2024
    Olti Hyseni, futbollisti 16-vjeçar që po mahnit të gjithë këtë edicion në Danimarkë, kategorikisht ka mohuar mundësinë që në të ardhmen mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.