×
  • Opinione
  • Opinione

    Ramiz Lladrovci: Stadiumi nacional, ose në Drenas ose sipas vendimit të Hashim Thaçit, në Bërnicë!

    Ramiz Lladrovci
    16 Nëntor 2023

    SHKRUAN: RAMIZ LLADROVCI

    Me zhvillimin e Republikës së Kosovës, më 18 mars 2014, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, pati marrë vendim për ndërtimin e Stadiumit nacional – në Bërnicë, arenë në të cilën kombëtarja e Kosovës, do të zhvillonte ndeshjet ndërkombëtare.

    Ky vendim i shumëpritur për Stadiumin ishte vazhdim i zhvillimeve të hovshme të shtetit më të ri evropian, i shtetit që me aleatët ngriti infrastrukturën shtetërore, parlamentin, qeverinë, gjyqësinë, policinë, ushtrinë, ministritë, diplomacinë, ekonominë, njohjet ndërkombëtare, autostradat, universitetet, etj. etj.

    Më 4.12.2017, u mor vendim nga Kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, në koalicion me PDK-në, kur partinë e udhëhiqte Kadri Veseli. Ishte kohë kur filloi projekti ideor, njëkohësisht filloi realizimi i hapave drejt realizimit të Stadiumit, si studimi i fizibilitetit, shpronësimet, etj.

    Dilema për vendin e ndërtimit të Stadiumit nacional, filloi në kohë fushatash. Sigurisht, si kryetar komune, unë nuk e kam asnjë dilemë rreth stadiumit: Stadiumi duhet të ndërtohet domosdo, sot a nesër. Të gjitha detyrat tona i kemi realizuar kundrejt kërkesave rreth Stadiumit në Drenas.

    Besoj, tashmë të gjithë pajtohen se na duhet Stadiumi nacional që të mos na përsëritet balta e ndeshjes së futbollit me Izraelin. Balta në Stadiumin “Fadil Vokrri”, shpërfaqi mungesën e arenës prezantuese për ndeshjet me renome në futboll, të sportit më të popullarizuar në botë.

    Vendimi për Stadiumin Nacional, është marrë nga heronj të luftës dhe paqes, personalitete që vendin tonë e bënë shtet dhe përgjithmonë e ndryshuan Kosovën.

    Tash mbetet dilema, ose do të ndërtohet në Drenas, ose sipas vendimit të Hashim Thaçit në Bernicë. Stadiumi duhet të bëhet dhe unë i gëzohem këtij stadiumi për djemtë tanë, për fitoret e Kosovës.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Opinione03 Dhjetor 2023
    Shkruan: Rexhep Qosja 1. Kur shkatërrohen sistemet e vlerave të shoqërisë e të shtetit atëherë jeta bëhet jo vetëm e padurueshme por...
    Opinione30 Nëntor 2023
    Nga Reinhard Bütikofer Fakti që njerëzit në BE janë të shqetësuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, mund të shihet nga kush po...
    Opinione29 Nëntor 2023
    Nga: Ilir Ikonomi Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe njerëzit që e shoqëronin bënë një rrugë të...
    Të tjera
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit, i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Një aksion simbolik do të mbahet para nisjes së seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Të dielen mbi Kosovë, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, në sasi...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një sulm në një rrugë në qendër të Parisit. Ministri i Brendshëm...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe Agjencia Izraelite e Sigurisë thonë se kanë vrarë komandantin e Hamasit, Wessam Farhat, udhëheqësin e Batalionit...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Kombëtarja e Shqipërisë, ka mësuar të shtunën në mbrëmje kundërshtarët për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian që do të mbahet...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.