×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci: Pres që familja Jashari ta ngushëllojë familjen Thaçi gjatë tri ditëve të pames

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për “Front Online” ka folur lidhur me mungesën e familjes Jashari në ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.

    Lladrovci, i cili mori pjesë në varrim, tha se megjithëse kishte angazhime jashtë vendit, i anuloi ato për të qenë prezent në këtë ceremoni.

    “Sot, është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit dhe me dhimbje, mora pjesë në këtë ceremoni, megjithëse kisha agjendë jashtë vendit, të gjitha i anulova për të qenë aty”, u shpreh ai.

    Ai theksoi se agjenda mund të kishte qenë një pengesë për mospjesëmarrjen e familjes Jashari, ndërsa shtoi se pjesëtarët e kësaj familjeje mund të vizitojnë për ngushëllime gjatë tri ditëve të para pas varrimit.

    “Sot, është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit dhe me dhimbje, mora pjesë në këtë ceremoni, megjithëse kisha agjendë jashtë vendit, të gjitha i anulova për të qenë aty. Agjenda ka mundur të jetë pengesë për mospjesëmarrje në varrim, ndërsa sa i takon reagimit, mendoj se pjesëtarët e familjes Jashari i japin përparësi traditës. Gjatë tri ditëve sa zgjat e pamja, pres të shkojnë për ngushëllime edhe anëtarë të familjes Jashari”, deklaroi Lladrovci.

    Ai përfundoi duke thënë se nuk dëshiron të besojë se ka diçka të qëllimshme në mospjesëmarrjen e familjes Jashari në këtë ngjarje të rëndë.

     “Ashtu siç pres të shkojnë për ngushëllime edhe tre krerët më të lartë të shtetit, megjithëse nuk kanë qenë në ceremoninë e varrimit. Në këto ditë të rënda për familjen Thaçi dhe të gjithë neve që e njohim e nderojmë familjen dhe ish Presidentin Thaçi, nuk dua ta besoj se ka diçka të qëllimshme për të mos qenë bashkë në dhimbje”, përfundoi Lladrovci për “Front Online”.

    Për “Front Online” është deklaruar më herët edhe Bekim Jashari, ish-kryetar i Skenderajt dhe familjar i familjes Jashari.

    Jashari nuk ka dhënë sqarime apo arsye rreth aludimeve, duke thënë se do të dëgjohet më vonë.

    ‘’Jam mysafir, nuk mund të flas. Dëgjohemi më vonë’’, tha shkurt Jashari për “Front Online”.

    Nuk morën pjesë në varrimin e babait të ish-Presidentit Thaçi, flet Bekim Jashari

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.