[wp-story]

Lajme

Ramiz Kelmendi: Nuk jam më pjesë e LDK-së

Ramiz Kelmendi: Nuk jam më pjesë e LDK-së
12:37 | 06 Shtator 2019

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, e ka konfirmuar zyrtarisht që nuk do të jetë më pjesë e LDK-së.

Ai nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka shkruar se, gjatë bisedave me kryetarin Isa Musatafa, janë dakorduar që rrugët e tyre të ndahen, në mënyrë që Kelmendi të kërkon partinë politike e cila i ofron mundësi t’i realizon dhe përmbushë vizionet e tija.

” Tani në strukturat e LDK-së janë bërë ndryshime pozitive edhe me vetë emërimin e kandidates për kryeministre, si bartëse e listës së LDK-së, ndaj unë me të drejtë kamë kërkuar pozicionin tim nga vetë kryetari akademik Mustafa dhe nga bisedat e datës 05.09.2019 kemi arritur pajtueshmëri që rrugët e përbashkëta me LDK-në të nga ndahen, në mënyrë që unë të kem mundësi për të kërkuar partinë politike e cila më ofron mundësi dhe kushte që ti realizoi dhe përmbushë vizionet e mia. Me këtë takim e falënderova për bashkëpunim në Qeverisjen më të mirë të pasluftës dhe përkundër ndarjes së rrugëve mbeti hapësirë 24 orëshe për të pasur mundësi të rishqyrtimit të qëndrimit. Meqenëse ky qark kohor kaloi, mundë të deklarojë se unë, Ramiz Kelmendi nuk jam pjesë e LDK-së dhe listës së LDK-së”, ka shkruar Kelmendi.

Tutje, Kelmendi nuk ka bërë të ditur se cilit subjekt politik do t’i bashkëngjitet, mirëpo, ka thënë se ai mbetet i angazhuar me tërë profesionalizimin dhe njohuritë e tija në lëmin teorik dhe praktik për zhvillimin e vendit.

“Unë Ramiz Kelmendi jam angazhuar me tërë profesionalizimin dhe njohuritë e mia në lëmin teorik dhe praktik për zhvillimin e vendit.

Obligimet e marra gjatë lobimit nga qytetarët, të punësuarit, për premtimet e mia për tu zgjedhur deputet në vitin 2017 kanë përfunduar dhe me fillimin e zgjedhjeve të vitit 2019 më është dashur të kërkoi nga LDK dhe nga vet kryetari Mustafa që të sqarohet pozita ime politike si pjesë e qeverisë për të përmbyllur vizionin tim për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës shumë të domosdoshëm”, ka përfunduar Kelmendi.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera