[wp-story]

Lajme

Ramiz Kelmendi: Do ta mbështes në fushatë Kadri Veselin, më bëri ofertën më të mirë

Ramiz Kelmendi: Do ta mbështes në fushatë Kadri Veselin, më bëri ofertën më të mirë
22:18 | 06 Shtator 2019

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka deklaruar sot se është larguar përfundimisht nga politika për shkak të problemeve shëndetësore.

Kelmendi në një lidhje telefonike për  RTV Dukagjini ka thënë se mund ta konsideroj këtë si largim të përjetshëm nga politika pa vullnetin e tij.

Ai ka thënë se asnjëri nga anëtarët e familjes së tij nuk do të përfshihen në listat zgjedhore për deputetë.

Kelmendi ka thënë se do të mbështesë aq sa mundet Kadri Veselin në zgjedhje pasi sipas tij ai i ka ofruar kushte më të mira për programin e tij.

“Ndihem shumë keq që nuk kam mundur të jem pjesë e mbështetjes së tij gjatë kësaj fushate”, shtoi më tej Ramiz Kelmendi.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera