Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe rënie të rasteve të vdekjeve.
Këto komente Ramadani i bëri gjatë takimit të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.
“Në dy javët e fundit kemi ulje të rasteve pozitive, një zvogëlim të rasteve të vdekjeve. Infektushmeria është stabilizu, nuk ka shpërthim të infektimeve”, ka thënë ai.
Tutje, Ramadani ka thënë se masat antiCOVID-19 duhet të vazhdojnë dhe të respektohen nga qytetarët.
“Ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar, në mënyre që të ulen rastet pozitive. IKSHPK synon 0 raste pozitive, por duhet angazhimi i të gjithëve”, tha ai.
Gjithashtu, Ramandai potencoi se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për vaksinat antiCOVID, dhe se ekipet janë gati.
Po ashtu, ai theksoi se janë duke bërë hulumtime edhe për rastet e variantit të ri të coranavirusit.
Nën kryesimin e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid 19
Posted by Front Online on Monday, February 22, 2021

Të tjera
-
11:21 | 22 Shkurt 2021
-
11:19 | 22 Shkurt 2021
-
11:17 | 22 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaFrizerka e transformon Big Maman11:14 | 22 Shkurt 2021
-
11:12 | 22 Shkurt 2021
-
11:09 | 22 Shkurt 2021
-
11:08 | 22 Shkurt 2021
-
11:07 | 22 Shkurt 2021
-
11:03 | 22 Shkurt 2021
-
11:01 | 22 Shkurt 2021
-
10:45 | 22 Shkurt 2021
-
10:44 | 22 Shkurt 2021