×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë më para ka bërë të ditur se presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz ua ka dorëzuar një draft të Statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, për çfarë është kritikuar në Kosovë dhe Shqipëri.

    Rama ka thënë se ata që po e shajnë dhe akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë.

    “Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.

    Ndryshe, Rama të enjten në një konferencë për media lidhur me situatën në veri tha se ky drafti i Asociacionit është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë.

    “Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz që janë dy kumbarët e Propozimit franko-gjerman një draft të Asociacionit për të cilin e kam vënë në dijeni edhe presidentit e Këshillit Evropian, Charles Michele dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropian, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë… Palët nuk po merren se kush duhet ta shkruajë këtë tekst se lëre më se çfarë përmbajtje do të ketë”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, Qeveria gjermane ka konfirmuar se ka pranuar draft-Statutin e dorëzuar nga Edi Rama.

    Ndërsa, në skenën politike të Kosovës, pozitë dhe opozitë kanë kritikuar kryeministrin Rama për draft Statutin të cilin e ka dorëzuar pa u konsultuar me krerët e shtetit të Kosovës.

     

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Kronika30 Shtator 2023
    Një person ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë. Policia njofton se viktima mashkull ka humbur...
    Kronika30 Shtator 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj e kanë gjetur nj pushkë gjysëmautomatike në kotec të pulkave. Policia e kanë konfiskuar...
    Lajme30 Shtator 2023
    Kongresisti amerikan Ritchie Torres, ka reaguar ndaj dislokimit të madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën. Torres në një postim...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2023
    Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, për deklarimit të Milan Radoiçiq se ka marrë pjesë...
    Lajme30 Shtator 2023
    Njohësit e rrethanave politike në vend po vlerësojnë se aksioni i Policisë me 24 shtator, i ka dhënë Kosovës një mundësi të...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2023
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjalimin e tij të përnatshëm, të enjten, se Ukraina është anëtare e bordit të guvernatorëve...
    Vip30 Shtator 2023
    Bukuroshja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj është njëra nga fytyrat e dashura televizive. Modelja me prejardhje nga Mali I Zi tash e...
    Lajme30 Shtator 2023
    Ambasadori gjerman në Kosovë Jern Rode tha se qëndrimi i Gjermanisë për sovranitetin e shtetit të Kosovës nuk ka ndryshuar dhe shtoi...
    Lajme30 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten deklaroi se KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Por, i menjëhershëm ka...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.