Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se rruga “Muharrem Fejza” po përfundon.
I pari i Prishtinës, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo gjë po ndodhë pas plotë 40 ditëve punë dhe nesër do të përfundohet asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”.
Ai ka shtuar se komuna do të kujdesët që kësaj rruge të mos i mundojë edhe gjelbërimi përreth.
“Po përfundohet Rruga “Muharrem Fejza”! Pas plot 40 ditëve efikase të punës, ashtu siç edhe kemi premtuar, nesër do të përfundohet asfaltimi i kësaj rruge! Përveç infrastrukturës së duhur, do të kujdesemi që kësaj rruge të mos i mungojë edhe gjelbërimi përreth”, ka thënë Rama./FrontOnline