×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama tha se KFOR duhet ta marrë nën kontroll veriun, reagon Mihali: Heshtja e tij do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës

    FrontOnline
    28 Shtator 2023

    Anëtarja e Kryeisëë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR’i duhet të marrë nën kontroll veriun e vendit.

    Mihali ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as që do ta bëjë, derisa ka thënë se heshtja e Ramës për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës, në këto momente.

    “Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, ka shkruar Mihali.

    Ndryshe, Rama ka thënë në konferencën e sotme për mediat se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s.

    Ai vuri në dukje se e ka paralajmëruar përshkallëzimin e ngjarjeve dhe theksoi se nuk duhet pritur më për të vepruar.

    “Këtë e meriton dhe e pret që ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtur në historinë e vetë nga degradimet të hajvallëkut. Kjo histori mund të përshkallëzohet në përplasje të armatosura prej vitesh. E kam paralajmëruar prej kohësh mundësinë e pështjellimit të këtij skenari tragjik dhe fatkeq në veriun e Kosovës, qoftë në këtë tryezë apo në tryezat e tjera më të larta. Jo se jam më i mençur se të tjerët, apo se lexoj të ardhmen, por thjesht se nuk jam i zënë me hallet e gjithë botës, siç janë të mëdhenjtë e kësaj bote apo s’jam i mbyllur në qerthuj e së shkuarës, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë. Në këtë sekondë sikur i shoh në faqet e mia të rrjeteve sociale plumbat e trimave. Jam mësuar me klubin mediatik në Shqipëri dhe ata në Kosovë si vëlla i Vuçiçit. Ata në Kosovë më bëjnë top. Sinqerisht i kuptoj pa asnjë problem. Ndërkohë që të tjerët, këta që bëjnë biznes politik dhe mediatik në Tiranë me thonjtë e krizave në Veriut të Kosovës, i neverisë. Të jeni të bindur që asgjë nga këto dhe askush nga këta, as nuk ma ndryshojnë vizionin. Gjithçka mund të përfundoj në gjakderdhje dhe në luftë. Po tani? Po më tej çfarë duhet pritur? Ç’duhet shmangur, dhe ç’duhet bërë e mundur. Shpresoj që shpërthimet në Veri të Kosovës mos ta kthejnë atë në një Donbas. Dialogu mes dy vendeve duhej të ngrihej në një konferencë ndërrajonale. Sot mimialisht formati i Brukselit, ku venë e vinë dy burra nga këtej, hynë e dalin dy burra atje, s’ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Bashkë me stokun e të gjitha marrëveshjeve, të pazbatuara, mund të sjellë largqoftë një stok viktimash të një konflikti të armatosur. KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Është propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO-s”, pohoi Rama.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në një intervistë pas një kohe të gjatë, ka folur mbi lëvizjet politike në vend....
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar me rastin e 106-vjetorit të festës së Pavarësisë së Finlandës....
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti Ilir Deda ka folur për politikën kosovare në këto katër vjet, duke e konsideruar 14 shkurtin e vitit 2021 një datë që...
    Të tjera
    Vip06 Dhjetor 2023
    Hyrja e banorit të ri në Big Brother VIP Kosova, Ardit, duket të ketë ndikuar mirë tek konkurrentja e tij, Shqipja. Në...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë sot miratuam Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare, e hartuar nga një grup pune...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Akoma zyrtarisht nuk ka kërkesë nga Suedia që Naim Murseli të gjykohet në shtetin e tyre. Emri i Naim Murselit në javën...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Buci ka folur mbi relacionin aktual që ka me Santianën. Në një bisedë me Besin, Shqipen...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, ka bërë rrëmujë, teksa i ka gjuajtur në pishinë rrobat e Ganiut e të Bleros. Por,...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Italia do të largohet prej Iniciativës kineze Brezi dhe Rruga, ka konfirmuar Qeveria e këtij shteti. Administrata e kryeministres italiane, Giorgia Meloni...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.