×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama takon komandatin suprem të NATO-s në Evropë, flasin për procesin e tranzicionit të FSK-së

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi në vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Evropës (SHAPE) në Mons të Belgjikës ku u takua me komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Tod Wolters.

    Fillimisht, gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Wolters për angazhimin e trupave të NATO-së në kuadër të misionit të KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë si dhe mbështetjes së vazhdueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë.

    Gjithashtu, gjeneral Rama shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin dhe angazhimin e Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së në të gjitha aspektet.

    Ai e njoftoi gjeneralin Wolters për të arriturat e gjithmbarshme të FSK-së, procesin e tranzicionit, si dhe shkallën e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së. Ndër të tjera, gjeneral Rama, ritheksoi se të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve te NATO-s në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të NATO-s.

    Ndërlidhur me këtë fakt, gjeneral Rama i shprehu gjeneralit Wolters, gatishmërinë për ofrimin e kapaciteteve të FSK-së për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse të Aleancës për të dhënë kontributin e saj në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme.

    Nga ana e tij, gjenerali Wolters përgëzoi gjeneral Ramën si dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe kontributin e saj në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm në vend dhe rajon.

    Ndër të tjera ai ritheksoi përkushtimin e NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

    Të dy gjeneralët diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë të NATO-s përmes kapaciteteve të KFOR-it dhe mekanizmave tjerë të NATO-s me FSK-në përmes shkëmbimit të përvojave në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe profesionalizimit të FSK-së./FrontOnline/

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.