×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Synojmë ndërtimin e një qendre gazi natyror në Vlorë

    FrontOnline
    01 Mars 2024

    Kryeministri Edi Rama theksoi sot se mbështetur në përvojën e suksesshme të bashkëpunimit me TAP, po synohet ndërtimi i një qendre të gazit natyror të lëngshëm në Vlorë.

    Gjatë punimeve të Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku, Rama theksoi se është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës, ndërkohë që ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit.

    “Aktualisht në Shqipëri po kërkojmë të ecim përpara drejt projektit të gazifikimit të vendit dhe falë mbështetjes së presidentit Aliyev kemi nisur këtë proces gazifikimi duke shkuar kundër asaj që në traditën tonë historike që na ishte privuar”, u shpreh Rama.

    Kryeministri kujtoi se Shqipëria ka qenë një vend krejt i izoluar nga perëndimi dhe lindja. “Jetonim në një Kore Veriu në mes të Evropës dhe praktikisht të gjitha sistemet tona, nga sistemet e gazit, në sistemet hekurudhore ishin thuajse jo-ekzistuese dhe tërësisht të shkëputura nga pjesa tjetër e botës”, tha Rama.

    Kryeministri theksoi se “kjo është edhe arsyeja pse e vlerësojmë shumë këtë kapitull të ri në procesin tonë të zhvillimit”.

    “Marco Polo përshkruante sesi Baku ishte e bekuar me puse nafte dhe sesi nafta nxirrej, përdorej për ndriçim e për shërim. Por ishte vetëm viti 1877 kur Charles Marvin dha prova të pakundërshtueshme me se kohë përpara se të lindte Krishti gazi eksportohej nga gadishulli Abskeronit ku gjendet Bakuja në territoret e Irakut, Iranit, Indisë moderne dhe vendeve të tjera. Dje pasuria e pamatë e Bakusë mbështeti epokën e artë të civilizimeve aziatike dhe evropiane”, tha Rama.

    Tashmë, kryeministri nënvizoi se të njëjtat burime, të njëjtat fusha gazi kanë potencialin të çelin një epokë të re për vendet tona.

    “Një epokë të një bashkëpunimi shumëpalësh, të një paqe që zgjat e përparimi që mbështetet në shkarbonizim dhe furnizime me energji të qëndrueshme”, theksoi ai.

    Rama përgëzoi Azerbajxhanin, vend që shprehet i hapur për transicionin drejt energjisë së gjelbër.

    “Është kaq treguese kur një vend kaq i pasur në karburante, fosile bën një hap përpara dhe thotë le të shohim të gjithë së bashku mënyrën sesi transicioni i energjisë së gjelbër mund të jetë real, mund të jetë i qëndrueshëm dhe me përfitime për të gjithë pjesën tjetër të botë”, tha ai./ATSH

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar Kosovën në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësië në nisje të seancës plenare të...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai është pritur...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Udhëheqësit evropianë do të mblidhen sot për një samit të posaçëm për të diskutuar planet e presidentit amerikan Donald Trump për t’i...
    Të tjera
    Sport17 Shkurt 2025
    Futbollisti i njohur kosovar, Granit Xhaka, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë. Në një storje të publikuar në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Holanda ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. “Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!”, shkruhet në një postim në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës, Ramush Haradinaj, ka uruar 17 vjetorin...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka folur për “Front Online” lidhur me progresin dhe regresin në zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, Abdixhiku thotë se në këtë...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Më 17 shkurt, 17 vjet më parë, mot i acartë në Kosovë. Temperatura pasdite shënonte rreth minus 11 gradë Celsius. Rrugët e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.