×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama reagon për sulm*in në veri: Akt sabotazhi, të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës menjëherë

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës.

    Përmes një reagimi në platformën “X”, Rama e quan shpërthimin një akt të sabotazhit mbi infrastrukturë kritike që cenon jetën e qytetarëve të Kosovës. Më tej ai bën thirrje që ngjarja të zbardhet dhe të ndëshkohet, ndërsa ka një apel për Bashkimin Evropian që të heqë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës.

    Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

    Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, shkruan Edi Rama në rrjete sociale.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar  lidhur vizitën në veri per shkak të  sulmit  të mbrëmshëm, duke e cilësuar atë si...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se Beogradi “nuk ka të bëjë fare” me sulmin që ndodhi mbrëmë në Ibër-Lepenc, në...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin me eksploziv në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Ai ka vizituar...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në veri...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka reaguar pas sulmit të ndodhur mbrëmë, duke kërkuar hetim ndërkombëtar për të zbardhur këtë akt të...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka dënuar si akte terrorist sulmin e një nate më parë në Zubin Potokb në...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kyeministri i vendit Albin Kurti gjendet në vendin e sulmit të mbrëmshëm në Ibër Lepenc. Më poshtë mund t'i shihni pamjet:  
    Lajme30 Nëntor 2024
    KFOR-i hungarez, EULEX-i, karabinier italianë po monitorojnë nga afër situatën në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth. Dhjetëra vetura të KFOR-it në...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc. Ai tha se shpërthimi në kanalin ujor...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.