×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama prezanton kandidatët e 11 majit: Tiranës i ofrojmë një skuadër të plotë, të rinjtë dhe gratë në fokus

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për Tiranën, shprehu krenarinë për ekipin e Partisë Socialiste, duke theksuar se kjo skuadër ofron mundësi të plota për të gjitha moshat, gratë, vajzat dhe të rinjtë. Ai theksoi se PS ofron për qytetarët një mundësi të zgjedhjes, duke siguruar se çdo grup shoqëror do të ketë përfaqësues të denjë në Kuvendin e Shqipërisë.

    “Jam shumë krenar për këtë skuadër sepse besoj që me këtë skuadër ne i kemi dhënë të gjithë qarkut të Tiranës një ofertë të plotë. Të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeje të plotë, i kemi dhënë vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin padyshim përfaqësuesen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë,” – tha Rama.

    Ai shtoi: “Ne ofrojmë një skuadër të rinjsh dhe profesionistësh, me një përzierje të rinisë dhe eksperiencës. PS është e vetmja parti që ka mundësinë të udhëheqë Tiranën përmes të resë dhe eksperiencës.”

    Ai gjithashtu krahasoi PS me partitë e tjera, duke i quajtur ato “të kalbura” dhe tha se “Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS-së, është ta çosh votën kot.”

    Në përfundim, Rama theksoi rëndësinë e zgjedhjeve, duke nënvizuar se ato lidhen drejtpërdrejt me “fatin evropian të Shqipërisë.”

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...
    Lajme27 Prill 2025
    Shoqata për Kërkim Shpëtim ka nisur një operacion për gjetjen e Alpit, një fëmijë i cili është raportuar i zhdukur nga familja....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.