×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Planifikojmë që pagën mesatare ta çojmë 900 euro

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Pas mbledhjes në Kryeministri, kreu Edi Rama ka bërë të ditur para gazetarëve planet e qeverisë për ta çuar pagën mesatare në vend në 900 euro.

    “Kemi në dorë një plan ambicioz për rritje pagash në harkun kohor 2023-2024. Ky program synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve. Pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare. Në dy faza, do të kemi një rritje tani, së shpejti për një pjesë, e të shkallëzuar, detajet do t’i diskutojmë pas aktit të miratimit që do të vijë në 10-15 ditët e ardhshme. Do të publikojmë edhe planin e plotë që të gjithë ta dinë se çfarë do të pasojë. Do t’i qëndrojmë premtimit për rritjen e pagës së mjekëve me 7% këtë vit. Pastaj do të kemi një rritje të konsiderueshme në vitin e ardhshëm”, deklaroi Rama ndër të tjera.

    I pyetur nga gazetarët, kreu i qeverisë shpjegoi se rritja e pagave në shtet do të sjellë një efekt domino për rritjen e pagave edhe në sektorin privat. Pasi siç u shpreh ai, sektori privat do t’i duhet të japë një ofertë më të mirë për të rekrutuar krah pune.

    “Do duhet të rrisë pagat, ose nuk do të marrë dot forcë pune. Shteti do të bëhet konkurrent.”

    Ndërsa, sa i përket pensionistëve, Rama tha se ata muajin që vjen bashkë me pensionin do të marrin edhe një shumë prej 5 mijë lekësh.

    “Pensionistëve u themi se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë”, shtoi ai.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.