×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për situatën në veri: Nuk është e jona si KQZ të ndërhyjmë në rolin e Policisë

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Pas sulmeve të djeshme brenda zyreve të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në veri, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama thotë se nuk është hera e parë që në atë pjesë situata është e tensionuar.

    Rama theksoi se nuk është punë e KQZ-së që të ndërhyjë në rolin e Policisë për masat që kjo e fundit i ndërmerr.

    “Nuk është e jona si KQZ që të ndërhyjmë në rolin e Policisë qysh e organizon ose cilat masa i ndërmerr. Për KQZ është me rëndësi që të gjithë stafi i KQZ-së pikë së pari të sigurohet, të gjithë votuesit po ashtu të jenë të sigurt. E ai është roli i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve të sigurisë”, tha ai në Tëvë 1.

    Tutje, Rama potencoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet e sigurisë, që zyrtarët e KKZ-së të jenë të sigurt.

    “Edhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, kolegët e KQZ, përgjegjësit që merren e koordinim me organet e sigurisë, janë në kontakt të vazhdueshëm me Policinë, dhe të gjitha veprimet që i ndërmarrin, i ndërmarrin në koordinim me Policinë. Veprimi i djeshëm ka qenë në koordinim të plotë me Policinë”, deklaroi ai.

    Ai shtoi se zgjedhjet në veri mund të mbahen, pasi siç thotë ai, krejt kjo i takon vlerësimit të organeve të sigurisë.

    Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar disa shpërthime në pjesën veriore të vendit, si shenjë revolte për zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.