[wp-story]

Bota/Rajoni

Rama paralajmëron BE-në

Rama paralajmëron BE-në
21:03 | 09 Gusht 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar BE-në se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse Maqedonisë i hapen negociatat para Shqipërisë.

Në  një intervistë dhënë gazetarit të “Euronews”, Jack Parrock, kryeministri shqiptar ka thënë se një veprim i tillë i BE-së jo i drejt dhe jo vizionar.  “Kjo do të ishte jostrategjike, do të ishte jo vizionare, sinqerisht do të ishte e dëmshme për rajonin. Në të njëjtën kohë mendoj se do të ishte e padrejtë. Maqedonia e Veriut bëri një progres të jashtëzakonshëm përmes Marrëveshjes së Prespës dhe e meriton të shpërblehet, por pyetja është a na duhet një konflikt për t’u vlerësuar për atë që bëjmë?”, ka deklaruar Rama.

I bindur se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, kryeministri ka deklaruar se Evropa nuk po e lidh më zgjerimin me kriteret që duhet të përmbushin vendet aspirante, por vepron  e kushtëzuar nga problemet e brendshme të vetë unionit. “Vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në atë që vende si ne bëjnë, por në situatën e brendshme dhe në dinamikat e brendshme politike të vendeve të ndryshme anëtare”, ka thënë ai.

Sjellja e Brukselit, sipas kryeministrit Rama, u lë terren aktorëve të tretë të ndikojnë në rajon.  “Është një plan i qëndrueshëm i Evropës që të mbajë këtë organ të brendshëm të zvarritet bashkë me trupin, por të mos integrohet me trupin, për të pasur një lloj zone gri brenda saj, ku aktorë të tjerë me axhenda të tjera të përparojnë jashtë kësaj zone”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetari nëse do të lëshonte pushtetin për integrimin e Shqipërisë, Rama ka thënë se hyrja në BE është një proces i gjatë, që kur të ndodhë vështirë se do ta gjejë sërish kryeministër.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera