×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Padia ndaj Serbisë për gjenocid vendim i pavarur i Kosovës

    FrontOnline
    10 Qershor 2021

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur rezervat e tij ndaj planit të Kosovës për të paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocid.

    Në një intervistë për ‘Euronews Serbia’, Rama ka nënvizuar se palët duhet të fokusohen tek e ardhmja për të zgjidhur njëherë e mirë problemet e së shkuarës. Mmegjithatë, vendimi përfundimtar, sipas tij, i takon klasës politike në Prishtinë dhe jo Tiranës zyrtare.

    “Së pari, kjo është një çështje shumë e komplikuar në aspektin e përmbajtjes ligjore. Së dyti, unë mendoj dhe e kam thënë publikisht, në bisedime dhe po jua them edhe juve, ne duhet të fokusohemi tek zgjidhja e këtij konflikti dhe tek e ardhmja. Dhe ne duhet të mendojmë më shumë se sa vite mund të vazhdojmë të humbim duke mos zgjidhur këtë konflikt. Nuk ka fitues pa zgjidhje. Gjenocid është një fjalë shumë mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit dhe mendoj se do të ishte jo një iniciative që do të sillte rezultate, që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin, por është një vendim i pavarur i tyre dhe jo i imi apo i shqiptarëve”, tha Rama.

    I pyetur nëse do ta mbështeste padinë në rast se Kosova ia kërkon një gjë të tillë, Rama ka sugjeruar se pala kosovare, pavarësisht së drejtës autonome për të vendosur, duhet më parë të ndjekë një shteg konsultimesh me aleatët dhe partnerët e saj.

    “Ne kemi qenë shumë të qartë, më shumë se njëherë. Parlamenti shqiptar ka miratuar shumë rezoluta në historinë e tij dhe gjëja e fundit për të thënë, dhe është shumë e rëndësishme, është se ne nuk jetojmë në një botë ku jemi të vetëm. Ndaj kemi partnerë dhe aleatë. Vetë Kosova është një realitet i ri që është rezultat i përpjekjeve madhore brenda dhe jashtë Kosovës. Ndaj kjo lloj ideje madhore apo vendime madhore nuk duhet të merren vetëm pse dikush mendon  ashtu, por duhen marrë përmes një shtegu të qartë konsultimesh dhe duke dëgjuar partnerët dhe aleatët dhe deri më sot nuk kam dëgjuar askënd të mbështesë këtë ide. E kam fjalën për partnerët dhe aleatët”, shtoi ai.

    Duke iu përgjigjur interesit të Euronews Serbia, Rama ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit perëndimor është në BE dhe për ta arritur këtë palët, sipas tij, duhet të bashkëpunojnë për të tejkaluar dallimet mes tyre.

    Për Ramën, Minischengen-i është shembulli më i mirë i këtij bashkëpunimi.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.