×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne

    FrontOnline
    18 Janar 2025

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxitur emigrantët që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.

    Në podcastin e tij “Flasim” të shtunën, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai ka thënë se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do të fitojë më shumë sesa në Gjermani.

    “Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne”, ka thënë Rama.

    Kryeministri po ashtu u shpreh se shumë shpejt do të shpallin një program të ri për mbështetje financiare për agroturizmin.

    “Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do ti dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani tvsh. Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete ju me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen. Është një mbështetje e kombinuar kredi e bute më grand dhe e bëni tamam, tokë keni atje. Ca bën ai atje gjermani, marangoz. E mori profesionin atje le të vijë të punojë këtu”, u shpreh ndër të tjera Rama, transmeton BalkanWeb. /Sinjali/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Shkurt 2025
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një "ushtrie të Evropës" mes shqetësimeve në rritje se SHBA mund...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, heqjen e aseteve ushtarake ndër vite e cilësoi si një gabim të pafalshëm, ai se...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Të tjera
    Vip15 Shkurt 2025
    Në televotimin e sotëm pjesë ishin Gerta. Aldo, Indriti, Livia Gjesti dhe Rozana. Banori që largohet sipas votave të publikut është Indriti....
    Vip15 Shkurt 2025
    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij,...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.