×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Nuk erdha këtu për t’i ulur ne tryezë liderët, këtë s’e bën Kryeministri i Shqiperisë

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimeve që ka pasur me liderët në Kosovë ka folur para mediave në një paraqitje nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës.

    Rama ka deklaruar se është takuar ndaras me të gjithë liderët, për arsye se ka dashur që të dëgjojë veçmas qëndrimet e tyre.

    “Unë nuk erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike apo të gjithë udhëheqësit në një tryezë, sepse para nuk është detyra ime dhe e dyta ky do të ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të veprojë një kryeministër i Shqipërisë kur vie fjala për Kosovën. Asnjëherë nuk kam menduar mirë për këto që duke e bërë rolin e kryeministrit është përpjekur që të ju tregojë të tjerëve në shtetin tjetër se çka duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë”, ka thënë ai, duke shtuar se Shqipëria e ka për detyrë që ta mbështesë Kosovën pa kushte.

    “Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte dhe cilido që është në rolin e kryetari të Qeverisë duhet të jep mishërim i këtij detyrimi. Shqipëria as nuk e ka as nuk do ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo tutorit mentorit që nga lart i tregon udhëheqësisë në Kosovë se çka duhet të bëjnë”, tha ai.

    Rama ka shtuar se nuk ka ardhur për të bazhkuar forcat politike, derisa ka shtuar se ju takon liderëve të vendit që të marrin vendimet e tyre.

    “Nga ana tjetër unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë, erdha këtu për të dëgjuar nga të gjithë dhe këtë nuk mund ta bësh me një tryezë ku ulen të gjithë. Kam parë sy më sy opinionin e tyre, natyrshëm nuk është se të gjithë mendojnë njësoj për të gjitha në këtë situatë dhe natyrisht për të pasur një sens real të realiteti politik sipas tërësisë të opinioneve të atyre që përfaqësojnë pjesë të caktuara të shoqërisë. Ju takon udhëheqësve të këtushëm të marrin vendimet e tyre dhe të zhvillojnë proceset e nevojshme, unë nuk e fsheh se kam opinionet e mia”, tha kryeministri i Shqipërisë.

    “Opinionet e mia janë të një vëllai që jeton në një shtëpi tjetër. Jemi vëllezër por kemi dy shtete, dy shtëpi. Ky është problem po edhe privilegj i krijuar farë luftës çlirimtare, se mund të mos kishim jo dy shpi sot po mund të mos kishim Kosovën e pavarur dhe demokratike. Shumë kush mund ta ketë harruar në çfarë konteksti u zhvillua rezistenca e popullit të Kosovës që nga lëvizja gardiane e Ibrahim Rugovës deri te lufta çlirimtare.

    Për dikë kanë kaluar shumë vite e Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj mund të shihen vetëm me sytë e asaj se çka bënë e nuk bënë, po ajo se çka duhet kujtuar është se pa këta emra sot ne mund të mos kishim as Kosovën e pavarur dhe jo më dy shtëpi”, tha Rama para mediave

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.