Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama nga Londra: Marrëveshja e Ohrit, njohje “de facto” e Kosovës

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson se një Ballkan i bashkuar si në ekonomi edhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë është mjaftë e rëndësishme për stabilitetin dhe paqen, pasi në të kundër rajoni i kthehet të shkuarës, ku sipas tij “era e luftës dhe gjakut është ende e freskës mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Një ndihmë në bashkëpunimin e ngushtë të rajoni luan edhe procesi i “Ballkanit të Hapur”, ku Rama tha se është e vështirë të negociosh me Serbinë për shkak të ngërçit me Kosovën, por që “duhet ta mbajmë në anë tonë”.

    “Është pjesë e një transformimi të tërë që po përjeton Ballkani. Shqiptarët janë në pozitën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë. Kemi një elefant në dhomë ne çdo marrëveshje me Serbët, për shkak të Kosovës.

    Dhe për këtë ne duhet ta mbajmë Serbinë në anën tonë, sepse mund të na kthejë në të shkuarën. Të sigurohemi që bashkimi në Ballkan kundër agresionit rus në Ukrainë të mos shpërbëhet, pasi nëse kjo ndodh mund të na kthejë shumë shpejt në kohët e shkuara”, tha Rama.

    Lidhur me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Rama tha se ky është më i miri deri më sot, ku palët marrin atë që ju takon dhe është një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.

    “Mendoj se dokumenti në tryezë është më i miri ku të dyja palët mund të marrin atë që ju takon. Të dyja palët janë shumë pranë luftës dhe era e gjakut është ende e fortë deri në atë pikë sa nuk mund të hedhin hapat e fundme. Kjo është rruga e duhur dhe njohje “de facto” e të drejtës së Kosovës për të jetuar dhe vendosur më vete.

    Është njohje “de facto” e Serbisë ku me Kosovën duhet të ketë marrëdhënie normale. E vetmja pikë është që ato të zbatohen, pasi ballkanik është një vend me mjaft gracka. Por le të shohim”, tha Rama.

    Këto deklarata Rama i bëri gjatë një bashkëbisedimi në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Lodër, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiq nuk do të tolerohen. Ajo...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës. Sipas burimeve të Klankosova.tv Hetemi është duke u ruajtur...
    Lajme29 Maj 2023
    Gjatë së hënës, qindra huliganë serbë përdorën dhunë të pajustifikueshme gjatë protestes pranë komunës së Zveçanit në veri të Mitrovicës. Të paktën...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.