×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama në “France 24”: Serbia duhet të njohë Kosovën si shtet të pavarur, kjo është rruga e duhur

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    Kryeministri Edi Rama i ftuar përmes një lidhje “Skype” në televizionin francez “France 24”, komentoi nismën “Ballkani i Hapur”.

    Ai tha se kjo nismë nuk parashikon kufizime dhe është e hapur për të gjithë, e qëllimi është përmirësimi i jetës të qytetarëve. Po ashtu, ai shtoi se konfliktet e mëparshme mes shteteve të Ballkanit janë ata që nuk po e çojnë përpara këtë proces.

    Këtu përmendi edhe Kosovën, e tha se ajo është shtet i pavarur dhe sovran e duhet të njihet nga Serbia si e tillë. Rruga sipas kreut të qeverisë shqiptare është ajo e ndjekur nga Franca me Gjermaninë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

    Gazetarja: Një pyetje e shpejtë për bashkëpunimin tuaj rajonal. Ballkani ishte për një kohë të gjatë fuçi baruti, ai ishte vendi ku ka patur një luftë të përgjakshme pikërisht mes anëtarëve të ish-Jugosllavisë.

    Ju realisht keni bërë thirrje për një Ballkan të hapur, një mini-shengen për të lehtësuar lëvizjen e mallrave midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, heqjen e kufijve prej vitit 2023.
    Por tre vendet e tjera të Ballkanit nuk mund të bashkohen për shkak të këtyre tensioneve etnike mes myslimanëve dhe të krishterëve….

    Rama: Së pari, në nismën “Ballkani i Hapur” dera është e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa parakushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt, një apo një tjetri, që nuk duan atë apo atë. Ne duam të bëjmë diçka të rëndësishme për njerëzit, për rajonin. A është një proces i vështirë?

    Po, është shumë i vështirë. Nuk është i lehtë, sepse në të njëjtën kohë është një proces paqeje.

    Ne ende nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende problem për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, Sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia.

    Por në të njëjtën kohë ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. Le të citojmë, meqë po flasim frëngjisht, Francën, që na jep një shembull të jashtëzakonshëm. Ajo që bëri Franca me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga.

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe marrë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Lajme13 Korrik 2024
    Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.