×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti është tërësisht i gabuar

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC, ku foli për tensionet në Veri të Kosovës.

    Ai doli krah BE-së dhe SHBA-së duke kundërshtuar kështu qasjen e homologut nga Kosova në këtë situatë.

    Rama është shprehur se SHBA dhe BE nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel, që do të thotë një shtet që njihet nga të gjithë.

    Sipas Ramës, situata është shqetësuese, por shtoi se nuk do i jepte shumë theks në përdorimin e fjalës rrezik.

    Rama shtoi se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti veproi mirë për demokracinë e vendit. Por sipas tij gaboi që i futi kryekomunarët e zgjedhur në institucionet serbve. Megjithatë shtoi se aktualisht Kosova dhe Serbia, falë Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç, janë shumë pranë një marrëveshjeje, transmeton Gazeta Express.

    Deklarata e plotë:

    Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe. Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve.

    Nuk jam këtu për të fajësuar dikë, thjesht po i përgjigjem pyetjeve tuaja. Mendoj se perspektiva më e gjerë është pozitive. Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes historike. Gjithashtu besoj se fakti që marrëveshja është kaq afër, bazuar në propozimin franko-gjerman me njohjen reciproke, i ka acaruar të dyja palët. Është si një çift në derë të kishës para se të martohen, që fillojnë dyshojnë.

    Mendoj se nuk ka rrugë tjetër në botë që kjo marrëveshje nuk do bëhet. Çështja është kur. Ishim në një samit të Komunitetit Europian me të gjithë liderët në Moldavi dhe të gjithë ata, sidomos presidenti francez dhe kancelari gjerman janë të bindur që Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në një tryezë dhe të mbyllin marrëveshjen.

    Më vjen keq ta them por mendoj njësoj dhe ky nuk është pozicion servili, por jam i bindur se SHBA dhe BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar sepse ata nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel, që do të thotë një shtet që njihet nga të gjithë, që mund të ulet në OKB dhe çdo institucion tjetër.

    E vërtetë është dhe nuk mohohet, por gjithashtu e vërtetë është se hyrja e kryetarëve në zyra përkundër këshillave të mira të miqve të mirë të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk do të ishte kjo që është sot, ishte një hap i tepërt. Thënë kjo, mendoj se Serbia nuk është rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur përfundimisht Kosovën që prej vitit 1999. Tani është koha për paqe, për normalizim, për të pranuar për t’i dhënë Serbisë atë që i takon me marrëveshje, pra asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe të drejtën që Kisha Ortodokse Serbe të ketë aktivitetin e saj në Kosovë dhe që Serbia të pranojë se Kosovën nuk e ka më, dhe të pranojë njohjen reciproke.

     

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    "Vuçiqit do t’i dobësohet pushteti në Serbi", kështu u shpreh në një intervistë për Front Online, Belgzim Kamberi nga Institutin për Politika...
    Lajme02 Tetor 2023
    Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, në plenaren e dytë të tetorit. Kjo...
    Lajme02 Tetor 2023
    Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se do të ishte një hap i mirë nëse Serbia, ka tërhequr trupat shtesë ushtarake të...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Pas trazirave në veri, Serbia ka shtuar forca ushtarake në kufi me Kosovën. Kjo është kritikuar nga SHBA-të, që kanë kërkuar që...
    Lajme02 Tetor 2023
    Kryeministri Albin Kurti, të hënën ka vizituar Mensën e Studentëve, vizitë kjo e bërë me rastin e përurimit të renovimit të saj....
    Lajme02 Tetor 2023
    Sipas Belgzim Kamberit nga Instituti për Politika Sociale pas ngjarjeve në veri dialogu ka marr goditje. Ai për Front Online thotë se...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, teksa ka folur rreth sulmit të 24 shtatorit në veri ku mbet i vrarë rreshteri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dënuar sulmet ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Për këtë, të dielën kishte alarmuar deputeti shqiptar në...
    Front TV02 Tetor 2023
    Kanë kaluar një javë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Disa ditë pas...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.