×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Neë York ka thënë se Kosova është pjesë e pandashme e realitetin ndërkombëtar.

    Duke folur për agresionin rus kundër Ukrainës, Rama tha se duhet të na shërbejë si një zile alarmi, por Kosova nuk duhet të shërbejë si paralele.

    “Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë më të mirë sa ka qenë ndonjëherë, por duhet të punojmë pareshtur me aleatët tanë që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm. Çdo paralele e hequr artificialisht në Kosovë e Ukrainë ka për qëllim të shpërqendrojë këdo që është në këtë ndërtesë, por Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar. Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën.”, tha Rama.

    Deklarata e plotë e Edi Ramës në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York.

    Agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë si një zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë më të mirë sa ka qenë ndonjëherë, por duhet të punojmë pareshtur me aleatët tanë që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm.

    Çdo paralele e hequr artificialisht në Kosovë e Ukrainë ka për qëllim të shpërqendrojë këdo që është në këtë ndërtesë, por Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar. Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën.

    Në vitin e tretë të luftës në Ukrainë ndihemi të detyruar që Rusia duhet ta ndalë, një katastrofë e ngjizur nga një vendimi i një vendi, nga një ëndërrimtar delirant.

    Ne duam paqe, dhe duam të kem paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundshme. Po kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund ta minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj.

    Pritëm në Tiranë Zelenskyn. Shqipëria do vazhdojë krah Ukrainës, për sa kohë të jetë e nevojshme. Një tjetër luftë po vlon, në Lindjen e Mesme. Nuk ka vend për Hamasin në një vend ku duam të jetojmë.

    Duhet të rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka asnjë busull që mund të normalizojë terrorin e Hamasit, është njësoj si të pranoje të bashkëekzistojë me një formë të mbrapsht nazizmi. Konfirmojmë mbështetjen në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme./tch/

     

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé”, ish-deputeti Daut Haradinaj ndau me publikun një moment emocional, duke folur për dhimbjen që ndjen nga humbja e familjarëve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Krushevë të Madhe në Klinë, ku tregon se në programin...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Njësitin e Antidrogës të Policisë së Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Delegacioni i Turqisë dhe delegacionet e shumë vendeve të tjera dolën në shenjë proteste ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në qeverinë e ardhshme, Kosova do të...
    Sport27 Shtator 2024
    Superliga e Kosovës në futboll vjen të shtunën me dy ndeshje në kuadër të Javës së shtatë. Dukagjini i Klinës e pret...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé” të enjten, ish-deputeti Daut Haradinaj kritikoi ashpër përdorimin e termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet zyrtare, duke...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.