×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama me një video nga projektet bujqësore: Shqipëria sot prodhon më shumë

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon t’i publikojë projektet e bëra nga qeverisja e tij, duke krahasuar ato me qeverisjet e kaluara.

    Mëngjesin e sotëm, Rama e nisi duke publikuar 517 projekte të agro-sipërmarrjejes, që financiarisht janë mbështetur nga shteti derisa thuhet edhe se sipas të dhënave krahasuar me të kaluarën sot Shqipëria bujqësore ka hyrë në rrugën pa kthim të rilindjes dhe se prodhon më shumë për vendin, shet me shumë jashtë dhe fiton më shumë për familjet e palodhura fermerë.

    Në videon e publikuar është shkruar edhe se shteti ka mbështetur financiarisht drejtpërdrejtë 52.710 fermerë.

    Gjatë qeverisjes së tij, Rama thotë se pothuajse është dyfishuar sipërfaqja e serave, ku ka vazhduar të numëroj edhe 750 projekte për kanale vaditëse. Po ashtu në videon ku janë publikuar puna e fermerëve, thuhet edhe se janë punuar 4000 hektarë tokë.

    Më poshtë sjellim videon që publikoi Rama e përmes së cilës tregon për projektet e agro-sipërmarrjes.

    “Ka një të dhënë që i thotë të gjitha. Raporti eksport-import ishte 1 eksport/6.4 import, sot është përgjysmuar 1 me 3 se[se pas çerekshekulli në qorrsokak, sot Shqipëria bujqësore ka hyrë në rrugën pa kthim të rilindjes. Prodhon më shumë për vendin, shet më shumë jashtë, fiton më shumë për familjet e palodhura fermere”, thuhet në videon e publikuar.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Mashtrimi i nxitur nga trafikimi i qenieve njerëzore po shpërthen në Azinë Juglindore me rrjetet e krimit të organizuar që grumbullojnë rreth...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.