×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Listat e mbyllura i shfrytëzuam për të hapur partinë

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Një ditë pas zyrtarizimit të skuadrës së 11 majit, Kryeministri Edi Rama thotë se listat e mbyllura do të shërbejnë si një instrument për të hapur PS.

    Sipas Ramës, listat e hapura dhe partia e mbyllur, listat e mbyllura dhe partia e hapur, këto të dyja kanë qenë linjat strategjike të këtij procesi.

    Çfarë do të thotë?! Listat e hapura dhe partia e mbyllur, do të thotë që në kushtet kur të gjitha përpjekjet për të hapur partinë bëjnë një efekt relativ, dhe konsumi i energjisë dhe konsumi i kohës që partia të hapet, që në të gjithë territorin të ketë një gatishmëri të veçantë ndaj atyre që duan të bëhen pjesë e saj, është i jashtëzakonshëm dhe rezultati është shpeshherë më pak i zakonshëm, pra mediokër pse, sepse ka gjithmonë një tendencë mbyllëse.

    Listat e mbyllura dhe partia e hapur do të thotë që ne e kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë. Në një farë mënyrë për të bërë hapjen brutale, brutale në sensin që nëse kapacitetet e brendshme në territor nga pikëpamja e qasjes organizative, janë të tilla, që e pengojnë hapjen atëherë ne duhet ta imponojmë në një moment kyç dhe ta imponojmë duke u dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që përndryshe nuk do të hynin dot”, u shpreh Rama.

    Kreu i qeverisë mori si shembull Marjana Koçkun (Neomalësore), e renditur e para në listën e mbyllur në qarkun e Shkodrës.

    Marjanën e kam njohur sepse e kam pasur të ftuar në podcast. Ajo është një vajzë që ka lindur dhe është rritur në një vend periferik në Malësinë e Dukagjinit dhe vetë pa asnjë mbështetje, vetë me një guxim me ambicie, ka marrë rrugët e botes dhe ka studiuar Shkenca Politike, pastaj është rikthyer dhe ka shkuar tek ai vendi i vet atje. Një shtëpi të varfër e ka kthyer në një destinacion turistik të jashtëzakonshëm. Dhe është bërë simbol i Shqipërisë turistike, duke sjellë atje të huajt dhe duke eksportuar produktin e natyrës, mikpritjes, dhe gjithçkaje që do të mbetej, diçka e pazbuluar dhe e pashfrytëzuar”, tha Rama.

    Kreu i qeverisë tha se nëse Marjana do të ishte në listë të hapur do ta kishte shumë të vështirë.

    Nëse në listë të mbyllur do të ishte dikush tjetër që ka një mandat, ka qenë aty, ka strukturat, ka aksesin, jo vetëm që do të ishte i sigurt, por nuk do të punonte për Marjanën me zellin që do të punonte për veten dhe këtu dua të përmend një person tjetër, Edona Bilalin e cila erdhi si deputetet në Shkodër pikërisht me këtë insistim. Insistimi im ka qenë dhe mbetet partia duhet hapur”, tha Rama.

    Rama mori si shembull edhe listën e kandidatëve në Vlorë, ku theksoi se gjithmonë ka menduar se në Vlorë PS nuk merre maksimumin.

    “Maksimumi që unë besoj se meritojmë dhe vlonjatët do të na jepnin, nëse ne do të ishim në gjendje t’u jepnim atyre një ofertë që nuk iu sjell në mendje mbyllje, partinë e mbyllur, partinë e disave, që kthehet në një shëmbëlltyrë të një klubi të privilegjuarish”, tha Rama.

     

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Drejtoresha e Human Rights Watch në Turqi, Emma Sinclair-Webb dënoi ndalimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu dhe të tjerëve nga bashkia...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Autoritetet turke zhvilluan mëngjesin e kësaj të mërkure një operacion të madh policor, i cili përfshiu rreth 3,000 forca të rendit dhe...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Gjykata e B-H lëshoi ​​një urdhër-arrest kundër Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit, që i kanë hedhur poshtë kërkesat për përgjegjësi. Çfarë pritet tani?...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës sot nga ora ora 13:30. Në rendin e ditës së këtij takimi është rekomandimi...
    Lajme19 Mars 2025
    Një shtetas i Armenisë është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:40. I dyshuari u arrestua në Vërmicë, pasi kishte hyrë ilegalisht në kufirin...
    Lajme19 Mars 2025
    Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe...
    Kronika19 Mars 2025
    Një grua është arrestuar në Gjakovë pasi që gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur një thikë. Me vendim të prokurorit...
    Kronika19 Mars 2025
    Një qytetar është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë. Njoftimi: HETIM MBI VDEKJEN F. Kosovë/ 18.03.2025-09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.