×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama inspekton bazën e Kuçovës, provon dronët Bajraktar

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama inspektoi të martën Bazën Ajrore të Kuçovës dhe u takua me punonjës të saj, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu.

    “Këtu jemi në zonën e dytë të fazës së zhvillimit të bazës ajrore të Kuçovës pasi u inaugurua dhe me mbështetjen e NATO-s. Puna ka vijuar në fakt për ndërtimin e objekteve të reja dhe në fakt jemi në zonën e fortifikuar të depove të municionit të armatimit të raketave dhe bombave drejtuese të aviacionit, ku kemi akomoduar të gjitha municionet dhe bombat drejtuese që kanë ardhur së fundmi, së bashku me dronët kamikazë në zbatim edhe të marrëveshjes me aleatin turk”, shpjegoi ministri Vengu.

    “Vijojmë në zonën e dytë ku sapo kanë përfunduar punimet e qendrës stërvitore. Sapo e kemi marrë në dorëzim veprën, sikundër dhe një demonstrim shumë të shkurtër në qendrën operacionale të dronëve Bajraktarë, të cilët janë aktualisht në një mision për qëllime të agjencive civile qe kanë kërkuar monitorimin nga ajri dhe pas disa misioneve qoftë me ministrinë e Brendshme edhe me IKMT-në, sot ishim në luginën e Vjosës dhe janë aktualisht, duke bërë një vëzhgim të territorit. 80% e flotës së helikopterëve është kthyer në operacionalitet të plotë dhe kemi ende disa mjete që shkojnë në riparim dhe kthehen në javët në vijim”.

    Vengu gjithashtu shtoi: “Kulla e pilotimit do të vendoset në Vlorë, por duke ditur që baza taktike e NATO-s si kjo, nënkupton edhe ardhjen e shumë pilotëve aleatë, instruktorëve, teknikeve të aviacionit, qoftë amerikanë, qoftë edhe aleatëve të tjerë, ishte absolutisht e nevojshme që të kishim një qendër si kjo me klasa, laboratorë dhe akomodim, sikundër në fakt baza taktike e Kuçovës nënkupton një personel prej 35 personave të dislokuar në mënyrë permanente këtu, duke finalizuar dhe në qytetin e Kuçovës ish –shtëpinë e oficerëve po e rehabilitojmë tërësisht në mënyrë që të qëndrojnë në mënyrë sa më komode i gjithë personeli dhe familjarë”.

    Baza Ajrore e Kuçovës po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime, duke i dhënë Shqipërisë një rëndësi të re gjeostrategjike. Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare. Baza do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve shqiptarë./A2

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Është dërguar për shërim në Romë 17-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë. Sipas burimeve të A2 CNN, rreth orës...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...
    Lajme19 Prill 2025
    Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar...
    Lajme19 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura...
    Lajme19 Prill 2025
    12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.