×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama i bindet Erdoganit t’i zbatojë interesat e ngushta të tij, qoftë edhe duke e shkelur ligjin

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkoi dje në Turqi për t’i dhënë një “dimension tjetër” bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, siç tha në konferencën e përbashkët për media, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

    Erdogani ka arritur që me këtë vizitë të delegacionit shqiptar t’i shtrojë interesat e tij të ngushta dhe ta marrë aprovimin e Ramës për t’i zbatuar ato me përpikëri. Presidenti turk i dha rëndësi të veçantë interesit të tij të vazhdueshëm për ta zëvendësuar rrjetin e shkollave të kundërshtarit të tij politik, Fetullah Gylen në Shqipëri me një rrjet tjetër të shkollave që do të financohen nga qeveria turke, e udhëhequr nga ai.

    “Anëtarët e Fetos përbëjnë një kërcënim dhe ne nuk do të lejojmë që Feto t’i helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh Erdogan.

    Ky qëndrim i Erdoganit duket se është marrë shumë seriozisht nga Rama, i cili deklaroi se në Shqipëri do të ndërtohet një nga universitetet më të njohura të Turqisë.

    Përmes këtyre koncensioneve, Edi Rama po i përfill me zell dëshirat e presidentit turk, në shumë raste edhe duke shkelur apo anashkaluar ligjet e vendit që udhëheq. Shembuj konkretë janë mbyllja e shkollave të “Turgut Ozal” dhe dorëzimi i gylenistëve të kapur në Tiranë.

    Teksa arriti t’u japë rëndësinë e duhur interesave të tij, Erdogan ia përmendi Ramës ndihmën që ia kishte dhënë Turqia Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues.

    “Shqipëria përjetoi dy tërmete të fuqishme dhe ne ofruam të gjitha mundësitë tona për vëllezërit tanë. Shpresojmë që banesat në Laç të përfundojnë deri në gusht 2021. Unë i kërkoj mëshirë Zotit për shqiptarët që humbën jetën nga tërmeti. Turqia është partneri tregtar i katërt i Shqipërisë. Ne jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Sot në mendojmë që partneritetit t’i japim një dimension tjetër”, u shpreh presidenti i Turqisë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Të hënën, Britania u godit nga të paktën dy tornado, përcjell klankosova.tv Sipas raportimeve të para, erërat deri në 88 km/h fillimisht...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëllime tjera dhe...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Ndërkohë që Lindja e Mesme është në mes të frikës për një luftë të madhe që do të ishte tragjike për rajonin,...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë figurave publike shqiptare me ndikim nëpër botë, që të lobojnë për...
    Lajme15 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim zëvendësdrejtorin Menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm...
    Lajme15 Prill 2024
    Misioni i KFOR-it dhe misioni i EULEX-it do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024. Siç njoftojnë nga KFOR-i,...
    Lajme15 Prill 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.