×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Rama heq qafe konkurrencën, shpërblen me tender njëburimor afër 90 mijë € kompaninë e sigurimeve

    FrontOnline
    23 Maj 2022

    Komuna e Prishtinës në krye me Përparim Ramën ka shpërblyer me tender në vlerë 84 mijë euroshe kompaninë “Roja e Nderit”.

    E para e përzgjodhi të dytën si fituese përmes procedurës të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, raporton “Front Online”.

    Kompania “Roja e Nderit” u rekomandua për kontratë më datën 16 maj e gjithçka u finalizua dy ditë më pas, më 18 maj.

    Ajo do të përkujdeset për dy muaj për sigurinë fizike te të gjitha objekteve komunale prishtinase, raporton “Front Online”.

    “Roja e Nderit” është një kompani e themeluar në vitin 2006.

    Ajo figuron se merret me rojtari, meqë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve i ka deklaruar si primare aktivitetet e rendit dhe të sigurisë publike, raporton “Front Online”.

    Kjo nuk është hera e parë që biznesi “Roja e Nderit” shpërblehet me tender nga komuna e Prishtinës.

    Ndryshe, tenderët njëburimor si ky kufizojnë konkurrencën, teksa rrisin mundësinë për çmime më të larta. /“Front Online”

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Nita Latifi sot feston ditëlindjen e 32-të. Këngëtarja e njohur morri urime të përzemërta nga miqtë e familjarë të saj. Mes urimeve...
    Sport28 Mars 2024
    Real Madridi ka filluar të rinovojë kontratat me disa nga futbollistët e tyre. I pari ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili...
    Front TV28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.